Devoll, qëllohen me armë 3 vëllezrit, 2 të vdekur, 1 i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Devoll. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidovë ku persona të panjohur kanë qëlluar mbi tre vëllezrit Taulant, Xhiljon dhe Eldi Mulliri dule vrarë 2 prej tyre dhe është plagosur njëri nga vëllezrit.
Sipas informacioneve 3 vëllezërit janë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë vdekur 2 vëllezrit Tauland dhe Xhiljon Mulliri dhe është plagosur rëndë Eldi Mulliri. Mësohet se tre vëllezrit janë djemtë e Liljana Mullirit e cila është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vite më parë vrau nipin e të dashurit të saj duke e hedhur më pas në pus. Ndërkohë mësohet se policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është venë në kërkim të tij.