Sherbimet sociale, Rama prezanton strategjinë
TIRANE-është prezantuar sot strategjia afatmesme e sherbimeve sociale për Kryeqytetin. Kryebashkiaku Rama gjatë prezantimit tha se Bashkia e Tiranës ndihet krenare për cfarë ka bërë gjatë këtyre viteve për shërbimin social. Gjithashtu Rama tha se ky projekt ka për qëllim shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë Kryeqytetin duke ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Bashkia e Tiranës ka prezantuar në ambientet e Teatrit të Metropolit, Strategjinë Afatmesme të Shërbimeve Sociale për Kryeqytetin. Strategjia Afatmesme e Shërbimeve Sociale, e hartuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me specialistë spanjollë, ka si synim koordinimin e përpjekjeve të qeverisë vendore dhe organizatave ofruese të shërbimeve, për ndërtimin e një sistemi shërbimesh sociale me bazë komunitare, për mbulimin e një numri më të madh grupesh dhe individësh në nevojë. Sipas kryebashkiakut Rama, strategjia e re ka për qëllim shtrirjen e shërbimeve sociale në të gjithë Kryeqytetin duke ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë .“””Besoj se Bashkia e Tiranës ka të gjitha arsyet për të qenë krenare për çka kemi bërë në gjithë këto vite. Lidhur me ngritjen për herë të parë të problemit të shërbimeve sociale në një nivel krejt tjetër nga ai që gjetëm dhe me krijimin e një sërë mekanizmash që ka në bërë të mundur këtë bazë shumë të mirë nisjeje për të çuar më tej punën me këto shërbime bazuar në këtë startegji të re që prezantojmë sot. Ne synojmë që t’i shtrijmë shërbimet sociale në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës dhe në përputhje të plotë me nevojat e të gjitha grupeve të margjinalizuara e të gjtihë atyre që për një arsye apo për një tjetër janë qytetarë në nevojë. Nga ana tjetër ne synojmë që të ngremë në nivel vendor strukturat për të vlerësuar periodikisht nevojat e këtyre grupeve si dhe për të monitoruar shërbimet e ofruara. Po ashtu kemi një eksperiencë të mjaftueshme për të synuar sot fuqizimin e kapaciteteve vendore në ofrimin e shërbimeve sociale dhe koordinimit të aktivitetit të tyre së bashku me shqoqërinë civile e lokale. është shumë e rëndësishme që këto qendra dhe këto struktura të jenë pranë komuniteteve dhe të mos harrojmë që komunitetet e kryeqytetit kanë tipare dhe karakteristika jo të njëjta””” I pranishëm gjatë prezantimit të strategjisë, ambasadori spanjoll në Ttiranë, Manuel Montobbio tha se ekspertet më të mira spanjolle dhe ata shqiptarë kanë bërë një diagnostikim të situatës sociale në Tiranë. Cfarë problematikash egzistojnë dhe kush janë mënyrat e duhura për t`i zgjidhur ato? Duke filluar nga sot tha ambasadori Montobbio, strategjia parashikon vënien në lëvizje të mekanizmave për të zgjidhur këto probleme. Plani i veprimit të strategjisë afatmesme të shërbimeve sociale për qytetin e Tiranës, në zbatim të objektivit specifik për të rritur numrin dhe cilësinë e qendrave të ofrimit të shërbimeve sociale, duke synuar mbulimin territorial të Tiranës me shërbime të përshtatshme, parashikon ngritjen e 8 qendrave të reja, në mbështetje të grupeve më në rrisk, me një buxhet prej 173 000 000 l/në tre vjet.(e.c/News 24/BalkanWeb)