Devoll, gjenden te vrare tre vellezer

Tre vellezer ne fshatin Vidohove te Devollit jane gjetur mesditen e sotme te vrare me arme zjarri.
Viktimat jane Taulant, Xhiljon dhe Eldi Mulliri. Policia eshte ende duke kerkuar autoret e ketij krimi dhe ka rrethuar te gjithe zonen. Ne fillim dyshimet e para kane rene mbi nje hakmarrje te mundshme qe lidhet me nje vrasje te kryer nga nena e tre viktimave, tre vjet me pare. Liljana Mulliri kishte vrare dhe hedhur ne nje pus nje femije 7-vjecar pasi kishte qene deshmitar i nje tradhetie bashkeshortore. Por me pas policia nisi te ndjeke nje piste te dyte per vrasjen e tre te rinjve qe jane rreth te 20-tave. Behet fjale per nje hakmarrje nga nje person, bashkeshortja e te cilit kishte lidhje martesore me nje nga viktimat. Burime te policise se Korces kane thene per Top Channel se autori i ngjarjes eshte rrethuar nga policia.