Topi: Gati, tryezen e negociatave

A do te takohen Edi Rama dhe Sali Berisha te Presidenti i Republikes per te diskutuar per daljen nga kriza politike rreth nje filxhani kafeje si ne kete foto te para dy vjeteve? (UPDATE)
Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes vlereson rolin e Presidentit Topi ne rivendosjen e kontaktit mes partive politike shqiptare. Pikerisht kete rezolute presidenti e lexoi me kujdes kur priti ambasadorin Montobio te Spanjes, vend qe mban presindencen e radhes te Bashkimit Europian. Ndonese Bashkimi Europian nuk ka asnje lidhje institucionale me Keshillin e Europes, Brukseli mbeshtet perpjekjet e Stasburgut per zgjidhjen krizes ne Shqiperi. Sikurse edhe me pare, kreu ishtetit shrehu gatishmerine e per te qene ndermjetes ne bisedime, nese ky do te jete edhe vullneti i paleve. Shqiperia ka depozituar nje kerkese per t'u bere anetare e Bashkimit Europian, nderkohe qe eshte anetare e Keshillit te Europes qe ne 95-en. Ndaj per kete arsye presidenti Topi shprehu keqardhjen qe nje debat mbi funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi te zhvillohet ne Strasburg pas kaq kohesh. Sipas njoftimit zyrtar te presidences, ambasadori Motobio i shprehu kreut te shtetit qendrimin e Bashkimit euriopian mbi situaten aktuale politike ne vend dhe komentuan rekomandimet e rezolutes se miratuar ne Strasburg. Po sipas njoftimit te Presidences, Presidenti Topi mirepret te gjitha perpjekjet qe ndihmojne ne permiresimin e klimes politike dhe ne rivendosjen e dialogut parlamentar.