E Diel, 1 Nëntor 2026

PD publikon faktet: Ja lidhjet e PS-së me organizatat kriminale

Partia Demokratike publikoi dje fakte konkrete që vërtetojnë lidhjet e PS-së, konkretisht sekretares për marrëdhëniet me jashtë të kësaj partie Arta Dade me organizatat kriminale më të rrezikshme në Ballkan. Demokratët përmes zëdhënëses Erla Mëhilli akuzuan znj. Dade, përmes disa fotove, të cilat sipas tyre, vërtetojnë përfshirjen e saj dhe djalit Alban Duballa me kreun e bandës së rrezikshme të Lushnjës, atë të Aldo Bares dhe antarit të “Hakmarrjes për Drejtësi”, Erik Shyti. "Pakkush na ka besuar deri dje, po kjo është një provë që fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në foto duken 2 koli, pra 2 pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla, ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale, të “Hakmarrjes për Drejtësi”, - akuzoi znj. Mëhilli. “Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit, - shtoi zëdhënësja e PD-së, - ato që e shndërrojnë Daden në njeriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës”. Mëhilli bëri të qartë se Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja për Drejtësi”. Sipas Partisë Demokratike, kjo është një arsye tjetër përse Arta Dade dhe Edi Rama kërkuan përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës. “Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës, nuk është gjë tjetër dhe kjo foto e fakton, veçse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhrat e kumbarit Edvin Kristaq Rama”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›