E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, përdhunohet 12-vjecari, mashtrohet nga dy djem

DEVOLL- Familjarët e një 12-vjecari kanë denoncuar dhunën fizike që i është bërë nga dy të rinj djalit të tyre.

Ndërkohë mësohet se i mituri është gënjyer nga dy djemtë e rinj të cilët më pas e  kanë përdhunuar.

Policia menjëherë pas denoncimit të bërë sot nga familjarët e 12 -vjecarit ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë dy dhunuesit , ndërkohë që nuk jepen detaje mbi moshën dhe identitetin e tyre.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Bitinckë të Devollit. Grupi hetimor i ngritur për këtë cështje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›