Qafë Thanë, humb kontrollin e maunes vdes 36-vjecari korcar
QAFË THANË- Një 36-vjecar nga Korca ka humbur jetën kurse një tjetër shtetas është plagosur në gjendje të rëndë pas një aksidenti që ndodhi këtë të martë pasdite në aksin rrugor Qafë Thanë-Strugë.
A.O është identiteti i 36-vjecarit nga Korca ndërkohë që i plagosur është një tjetër i ri 26-vjec me iniciale R.O. Aksidenti ndodhi kur automjeti tip maune me të cilën udhëtonte viktima humbi drejtimin e rrugës dhe rëshkiti në një kanal të thellë 5 metra.
Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat e policisë të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(e.m/ina/BalkanWeb)