Devolli i jep lamtumiren taksistit te ekzekutuar nga adoleshentet
Percillet ne banesen e fundit taksisti nga Devolli i gjetur i vraredy dite me pare ne nje rruge rurale prane fshatit Korite te Korces. Qindra persona shoke e te njohur bashkefshatare e te aferm te taksistit 35-vjecar Fredi Talelli kane marre pjese neceremonine e lamtumires zhvilluar mesditen e se martes.
Krimi i rende i kryer nga adoleshentet dhe tronditja qe shkaktoi ai kane mbledhur ne varrimin e 36-vjecarit njerez te shumte. Qe nga banesa e tij arkivoli me trupin e taksistit te vrare u mbaj ne krahe deri ne varrezat e fshatit. Ne qender te fshatit Pilur u krye nje ritual i ngritjes se arkivolit tre here lart dhe me pas kortezhi me shume gra e burra te perlotur e percolli trupin e pajete te taksistit te vrare per ne varreza. Policia e Devollit sqaroi se nuk kishte dhene leje per zhvillimin e kesaj proteste dhe te afermit e taksistit te vrarepas disa qendrimesh te kunderta vendosen te mos e zhvillonin protesten e paligjshme. Disa prej te afermve thane se kishin vendosur te mos zhvillonin proteste pasi sipas tyrepolicia arriti te gjente shpejt autoret dhe tashme do te presin vendimin e organeve te drejtesise per denimin e autoreve te vrasjes se taksistit. Taksisti 36-vjecar nga fshati Pilur i Rrethit te Devollit u zhduk ne menyre misterioze ne daten 21 nentor. Fredi Talelli punonte ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices dhe sipas deshmive te kolegeve ai ishte kthyer nga Greqia ku kishte cuar pasagjere dhe gjate dites ka qendruar gjate ne pritje te ndonje klienti. Me pas u zbulua se ai ishte vrare nga nje bande 16 e 17-vjecaresh me anetare nga kater rrethe te Shqiperise per nje grusht para.