Duma ruse miraton ligjin për Internetin

Ligjvënësit rusë kanë miratuar një ligj që i jep qeverisë kompetenca për të vënë në listën e zezë faqe interneti, që zyrtarët e konsiderojnë se përmbajnë material të papranueshëm.
Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma, votoi për këtë ligj, për të cilin përkrahësit thonë se ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia dhe informacioni për përdorimin e narkotikëve për vetëvrasje.
Ligjvënësit miratuan gjithashtu një ligj që i përkufizon etiketimet dhe shpifjet si akte kriminale, të dënueshme deri me pesë vjet burgim.
Kritikët thonë se ligji i ri ka për qëllim pengojë përhapjen e informacionit dhe të shtypë disidencën.