E Diel, 1 Nëntor 2026

Dezinformim shkarkimi i gjyqtarëve nga ministri

Reagon anëtari i komisionit të ligjeve, deputeti Aldo Bumçi

TIRANE - Mazhoranca reagoi dje ndaj disa shpifjeve mediatike që i referohen Këshillit të Lartë të Drejtësisë, se Ministria e Drejtësisë do të ketë të drejtën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Administrative dhe jo Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Anëtari demokrat i komisionit të ligjeve deputeti Aldo Bumçi u shpreh se “mediat po disinformojnë dhe ky është një trill dhe në kundërshtim të hapur me atë çfarë parashikon ligji dhe legjislacioni në fuqi”.
Për sa u takon kritereve të emërimit, deputeti Bumçi u shpreh se “ato janë të përcaktuara në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor sipas të cilit organi që emëron gjyqtarët është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në kriteret ligjore dhe specifike që KLD duhet të nxjerrë në bazë të ligjit, por që deri më sot nga hyrja në fuqi e këtij ligji nuk e ka përmbushur ende këtë detyrim”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›