E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e ardhshme, tashmë gati me listat e votuesve dhe letërnjoftimet elektronike

Kryeministri prezanton në mbledhjen e qeverisë dokumentet e reja të identitetit, letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike. Gati nisja e prodhimit të tyre

TIRANE - Ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen brenda çdo standardi, ku për herë të parë votuesit shqiptarë do të votojnë me kartat e reja të identitetit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kreu i ekzekutivit Sali Berisha prezantoi dokumentet e reja të identitetit, letërnjoftimin ekektronik dhe pasaportën biometrike dhe nënvizoi se procesi po ecën sipas parashikimit me kompaninë, duke dhënë garanci të plotë se qytetarët shqiptarë do të votojnë me letërnjoftimet e reja elektronike.
Nga dita e djeshme në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin, nisi procesi i regjistrimit të popullatës për t’u pajisur me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, ndërkohë që në fillim të vitit të ardhshëm fillon dhe shpërndarja e tyre.
“Sot, hapen qendrat e regjistrimit të qytetarëve në qytetin e Tiranës, nga ku do të fillojë edhe lëshimi i tyre. Procesi po ecën sipas parashikimit me kompaninë dhe janë garancitë e plota që qytetarët shqiptarët do të votojnë me letërnjoftimet e reja elektronike. Procesi zgjedhor do të jetë një proces i paparë më parë, me lista elektronike të votuesve dhe me letërnjoftime elektronike”, tha Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë.
Kryeministri theksoi se pasaporta e re biometrike përmban simbolet më të arrira kombëtare, Skënderbeun dhe shqiponjën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›