E Diel, 1 Nëntor 2026

Dha betimin presidenti i ri i Jemenit

Abd Rabbu Mansour Hadi është betuar si presidenti i ri i Jemenit, pas zgjedhjeve të zhvilluara në ditët e kaluara, ku ai ishte kandidati i vetëm.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Zgjedhja e tij është pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA dhe të negociuar nga vendet e Gjirit.

Mansour zëvendëson kështu Ali Abdullah Saleh, i cili doli nga skena si pasojë e revoltave popullore që përfshinë vendin, të pagëzuara me emrin Pranvera Arabe.

Ndërkohë, vetë Saleh është kthyer në shtëpinë e tij në Sana, pasi u mjekua në Shtetet e Bashkuara.

Saleh, 69 vjeç, kishte shkuar në Amerikë në janar, për të marrë mjekim për plagët e marra gjatë një atentati të vitit të kaluar ndaj pallatit presidencial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›