SHBA dhe Pakistani me marrëveshje për fluturaket pa pilot

Lajmin e bën të ditur gazeta indiane “The Hindu”, sipas të cilës marrëveshja është arritur muajin e kaluar, pas një ndërprerjeje prej gjashtë javësh të operacioneve të fluturakeve.
Duke cituar “burime të besueshme”, gazeta shkruan se marrëveshja u finalizua nga shefi i Inter Services Intelligence, Shuja Ahmad Pasha dhe homologu i tij, David Petraeus.
Ndërkohë, autoritetet pakistaneze u kanë drejtuar një apel kryengritësve talebanë dhe grupeve të tjera të armatosura, që të marrin pjesë në procesin e paqes të nisur nga presidenti afgan, Hamid Karzai.
Kryeministri pakistanez, Yousuf Raza Gilani, ka deklaruar se, “dëshiron t’iu bëj një apel krerëve të talebanëve dhe atyre të të gjitha grupeve të tjera afgane, që të marrin pjesë në procesin ndër-afgan për paqen”.
Në fillim të muajit, ministrja e Jashtme e Pakistanit përgënjeshtroi spekulimet se vendi i saj është duke zhvilluar bisedime të fshehta me talebanët.
Bisedimet e supozuara, sipas medieve, ishin në përgjigje të një raporti sekret të NATO-s, që fliste për takime midis militantëve dhe zyrtarëve të lartë të Islamabadit.