“Dhaskal Todri” fiton maratonën e 2009
20/05/2009 Përballë 9 shkollave të tjera
ELBASAN-Mbyllet aktiviteti më i madh rinor që zhvillohet në Elbasan. Shkolla “Dhaskal Todri” ka marrë kurorën e maratonës rinore të këtij viti duke vazhduar paraqitjen dinjitoze përballë 9 shkollave të mesme në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë titullin “Princi i Këngës” e ka merituar gjimnazisti i shkollës “Qemal Stafa” Aldo Dervishi. Në sallën e teatrit “Skampa” të gjitha shkollat e mesme të qytetit, por edhe të rretheve Cërrik, Peqin, e Gramsh, interpretuan me mjaft talent këngë, humor, pantonim, valle popullore kryesisht të Shqipërisë së Mesme, sfilata mode, si edhe recitime. Nga rreth 200 të rinj që kaluan provën e parë, në skenën e teatrit, në finale do të ngjiteshin vetëm 100 të shpërndarë në 5 grupe konkurrimi. Udhëheqësi Artistik i spektaklit Edmond Rrapi tha se “kjo veprimtari vazhdon të debutojë vetëm në gjuhën shqipe duke risjellë në skenë këngë të vjetra e të reja, si dhe humorin, recitimin artistik, aerobinë e minispektaklit për “top-model”. Nata finale ka mbledhur në sallën e teatrit “Skampa” rreth 400 pjesëmarrës, nxënës e prindër.