Kundër restaurimit të pazarit të Korçës
20/05/2009 Maks Velo dhe Artan Shkreli: Kjo është meremetim, jo restaurim. Nuk zbatohen kriteret profesionale
Reagon Drejtorit rajonal i Mbrojtjes së Monumenteve Theoidhori: Deklaratë për interes të Ramës
KORÇE - Fillimisht kundër restaurimeve në pazarin e Korçës doli bashkia e këtij qyteti, e cila kërkoi bllokimin e punimeve, duke argumentuar se pazari nuk kishte nevojë për restaurime të pjesshme, por për restaurime të përgjithshme. Tashmë këtij zëri i janë bashkuar edhe kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli, Maks Velo dhe Ilir Voci, por tashmë jo me argumentin se restaurimi është i pjesshëm, por me pretendimin se restaurimi nuk po kryhet mbi bazën e kritereve profesionale. Për këtë arsye arkitektët e ardhur nga Tirana kanë synuar të sensibilizojnë mediat dhe opinionin, duke theksuar se ky restaurim nuk po respekton elementet arkitektonikë të banesave që ndodhen në pazarin e Korçës. Ndërkaq krejt i kundërt me reagimin e tre arkitektëve ka qenë deklarata e drejtorit të Drejtorisë rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve për qarkun e Korçës, i cili ka hedhur poshtë pretendimet e arkitektëve të ardhur nga Tirana.
Përplasja
Maks Velo gjatë deklaratës së tij u shpreh se “kjo që po bëhet në Pazarin e Korçës nuk është restaurim, por meremetim, çka do të thotë se tjetër gjë është restaurimi dhe tjetër gjë është meremetimi”. Sipas Maks Velos, “puna e deritanishme ka dëmtuar elementët arkitektonikë, që sipas tij, vlera e monumenteve qëndron te detajet e vogla, te mjeshtëria, dhe materiali i përdorur”. Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli, ndërsa vlerësoi iniciativën e ndërmarrë nga Instituti i Monumenteve, tha se, “punimet po kryheshin mbi baza jo profesionale”. Në të njëjtën linjë me dy të parët, ka qenë edhe Ilir Voci, ku edhe ky i fundit ka kritikuar punimet e kryera deri më tani. Krejt i ndryshëm nga tre të parët, ka qenë mendimi i shprehur nga Ddrejtori i Drejtorisë rajonale për Mbrojtjen e Monumenteve në qarkun e Korçës, Theodhor Theodhori. Sipas tij, “Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve ka interesa të tjera, sepse njihet si mik i kryetari i Bashkisë Tiranë, Edi Ramës”. Ndërsa për Ilir Vocin vuri në dukje se, Voci ka probleme me ligjin dhe për këtë një ditë do t’i duhet të përgjigjet”. Ndërkaq Theodhori ka sqaruar se, “firma që ka fituar tenderin dhe po merret me restaurimin e fasadave të pazarit është firma e parë e licencuar për restaurime nga MTKRS-ja, çka do të thotë se është një nga firmat me përvojë mjaft të gjatë në këtë drejtim”. “Në krye të kësaj firme, tha Theodhori, qëndron restauratori, prof. dr. Gjergji Frashëri, çka do të thotë se të gjithë punimet po kryhen me cilësi dhe përgjegjësi të lartë.
KUNDËR
Fillimisht kundër restaurimeve në pazarin e Korçës doli bashkia e këtij qyteti, e cila kërkoi bllokimin e punimeve, duke argumentuar se pazari nuk kishte nevojë për restaurime të pjesshme, por për restaurime të përgjithshme. Tashmë këtij zëri i janë bashkuar edhe kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli, Maks Velo dhe Ilir Voci, por tashmë jo me argumentin se restaurimi është i pjesshëm, por me pretendimin se restaurimi nuk po kryhet mbi bazën e kritereve profesionale.
ZËRAT
Sipas Maks Velos, “puna e deritanishme ka dëmtuar elementët arkitektonikë, që sipas tij, vlera e monumenteve qëndron te detajet e vogla, te mjeshtëria, dhe materiali i përdorur”. Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Artan Shkreli, ndërsa vlerësoi iniciativën e ndërmarrë nga Instituti i Monumenteve, tha se, “punimet po kryheshin mbi baza jo profesionale”. Në të njëjtën linjë me dy të parët, ka qenë edhe Ilir Voci, ku edhe ky i fundit ka kritikuar punimet e kryera deri më tani.
REAGIMI
Drejtori i Drejtorisë rajonale për Mbrojtjen e Monumenteve në qarkun e Korçës, Theodhor Theodhori. Sipas tij, “Kryetari i Shoqatës së Arkitektëve ka interesa të tjera, sepse njihet si mik i Kryetari i Bashkisë Tiranë, Edi Ramës. Firma që ka fituar tenderin dhe po merret me restaurimin e fasadave të pazarit është firma e parë e licencuar për restaurime nga MTKRS-ja dhe në krye të kësaj firme, është restauratori, prof. dr. Gjergji Frashëri, pra punimet po kryhen me cilësi të lartë.