Dhe dielli lind... nën kujdesin e z. Blendi Klosi
19/05/2005 Nga të gjitha gjallesat e kësaj bote, të parët që e parandjejnë tërmetin, janë minjtë. Kinezët e lashtë për shembull, kishin krijuar një vazo të madhe prej argjile, të mveshur së jashtmi me disa gjarprinj-dragonj, të mbivendosur vertikalisht, pa u puqur krejt me sipërfaqen e jashtme të vazos. Thonë se brenda saj mbaheshin minj, të cilët në gjendje normale nuk mund të kapërcenin jashtë. Kjo kishte një funksion: gjarpërinjtë-dragonj, tepër të ndjeshëm ndaj dridhjeve të tokës, godisnin me nervozizëm paretet e vazos, tinguj të cilët shkaktonin një alarm instiktiv te minjtë, çka i shtrëngonte të gjithë ata të kërcenin jashtë vazos e të merrnin arratinë nëpër vrima. Atëherë gjindja njerëzore merrte masat për tërmetin që do të shkundullonte për së afërmi sigurinë e vet iluzore.
Në analogji me vazon kineze (që s’është veçse stërgjyshja e sizmiografëve modernë), ju parashtrojmë të shihni gjithësa po ndodh këta muajt e fundit në ministritë dhe administratën shtetërore të pushtetit socialist; kryesëpari, braktisjen apo largimin e zyrtarëve nga departamentet e ministrive dhe institucioneve shtetërore. Po të vihet re me kujdes, “braktisësit e mëdhenj” në të gjitha nivelet administrative, janë zyrtarucë, që kanë mbijetuar gjithë idilin liberalo-burokratik të tetëvjeçarit socialist, janë pikërish ata që kanë ekzekutuar sagën e tejzgjatur të tenderave, konkurseve, shpërblimeve, sponsorizimeve e projekteve, janë pikërisht ata që kanë shpërndarë fonde s’dihet se ku dhe që kanë stimuluar persona a shoqata s’dihet për çfarë. Gjithsesi, kontigjenti që braktis departamentet e ministrive dhe administratën shtetërore, ka një histori jo transparente që duhet zbardhur, anipse në vend të faturave dhe shenjave të tjera verifikuese, ata kanë lënë pas veçse “këmbët e gjarprit”. Disa syresh i shohim madje nëpër faqet e gazetave tona më të mëdha, të maskuar me “shqetësimin qytetar” – një retorikë ligjërimore hermafrodite – as pro, as kundër, as mish, as peshk.
Nga ana tjetër, ministritë dhe institucionet shtetërore, gjithë po në analogji me atë vazon kineze, rrapëllijnë nga dridhjet e tërmetit zgjedhor. Vetë ministrat dhe drejtorët e institucioneve janë lëshuar në një garë të tërbuar shpërdorimesh e abuzimesh pa kriter, për të shfarosur si të mundin sa më shpejt gjithë buxhetin financiar, fondet, përfitimet e tjera monetare, shitjet e privatizimet e deri dhe ryshfetet. Si duket, psikoza sipas së cilës “pas meje, bota le t’përmbyset!” ka kapur apogjeun e vet. Askush nuk e rrok me mend se çfarë ploje bëhet me paratë tona publike në këtë kryqëzatë parazgjedhore. Shoqëria jonë zor se do të marrë përgjigje së paku, për taksën proverbiale “Majko”, për gjobat e bashkisë që i shkon makinat “në pranga të verdha”, për faturat e energjisë që vijnë katërfish – këtë formë grabitjeje të trashë popullore. Shoqëria jonë zor se merr përgjigje për tendera enigmatikë të hotel Dajtit apo Albtelekomit, as për maunet apo anijet me cigare e mallra klandestine me vlerë miliarda lekë, as se si po ia harxhon paratë Radio-Televizioni Publik. Por shoqëria jonë edhe më të pamundur e ka të marrë me mend, së paku, se çfarë ndodh me paratë e taksave që paguan tej fasadave të ministrive, atje ku transparenca është perde e errët.
Autori i këtij shkrimi është përpjekur të lypë transparencë në MKRS, në website-in e saj të posaçëm, i cili shënon vetëm emrat e departamenteve dhe shefave të tyre, pa asnjë kalendar veprimtarish apo çdo lloj tjetë rinformacioni financiar në lidhje me shpenzimet për projektet apo veprimtaritë e ndryshme. Ndërkohë, kjo ministri ka derdhur shuma të dhimbshme parash në aktivitete populiste, butaforike, kryekreje banale, siç qe sponsorizimi i gazetës “Çelësi”(!) me 60 milionë lekë të vjetra (gojët e liga thonë 100 milionë) apo siç janë spektakle jo më pak banale si “100 këngët e shekullit” apo “Netët e klipit”. Ndërkaq, si të mos mjaftojë qasja, trajtimi dhe servirja e këtij modeli banal, vetë ministri thyen rekordin e vulgaritetit, duke stampuar gjithë pompozitet emrin e tij në bllokun prej 18 reklamash që u paraprijnë këtyre spektakleve mediokre.
Gjithkush që ndesh në ekran formulimin, tashmë klishe, “nën kujdesin e ministrit të Kulturës, z.Blendi Klosi” dhe që s’ka haber çfarë ështe ai, do ta pandehë për ndonjë biznesmen-mecenat të artit (ndonëse mediokër). Por kur merr vesh se ai është bash ministri i Kulturës, kujtohesh dhunshëm se ky shtet ka zot, madje me emra të përveçëm. Dhe lavdet e emrave të përveçëm i gjejmë veçse në traditat e qëmotshme, në etikën kalorsiake mesjetare, ku personat e epërm kanë monopolin e lavdisë dhe nderit dhe se, vetëm nëse duan ata, mund t’ua dhurojnë ndonjë çikë lavdi ose nder personave të poshtëm në hierarki. Me këtë mungesë katastrofike të etikës, nuk çuditem nëse edhe diellin e stampojnë një ditë nën formulën e njohur: ”Dhe dielli lind nën kujdesin e z. Blendi Klosi”.
Problemi që të shqetëson më së shumti në këtë epilog në prag të zgjedhjeve, është mënyra e papërgjegjshme dhe e paceremonishme, me të cilën shpërdorohet posti, më saktë – abuzimi i gjithëmundshëm me të, derisa, me një përllogaritje të ligë, deri në ditën e fundit të sulltanatit të tyre, të dalin duke lënë pas vetes shkretëtirë. Dhe psikozës së tokës së shkretë, shkretimit në Ministri dhe institucionet e tjera, duhet t’i kundërvëmë përgjegjësinë konkrete, kontrollin dhe ndëshkimin ligjor. Shoqëria shqiptare, duhet të rritet e të piqet më në fund; të mos mendojë më se për të mendon Shteti, nga cilado forcë politike qoftë i përfaqësuar ky shtet. Formati i intelektualit të gazetave, që është në gjendje të shkruajë për çfarëdo bidati (risie), duhet të shohë me mendje të esëllt këtë dukuri dhe të sensibilizojë të gjitha instancat e kësaj shoqërie. Sepse e keqja nuk qëndron tek institucionet, por tek ajo se me çfarë merren këto institucione. Ndoshta është më e nevojshme se kurrë një lëvizjeje elitare, që të synojë pikërisht zbardhjen e masakrës financiare në të gjitha nivelet shtetërore-administrative. Sepse kjo masakër ka ndodhur dhe ndodh edhe tani në prag të zgjedhjeve, duke lënë prapa një traditë të keqe të shkretimit të institucioneve, ose siç quhet ndryshe, “niveli zero”. Këtë duhet ta ketë fort mirë parasysh ajo forcë politike që vjen në qeverisje, duke e shmangur përgjithnjë këtë traditë të babëziturish, madje edhe në rastet kur ata kanë marrë arratinë, si në analogjinë me minjtë e vazos kineze para tërmetit.