“M’i bashkoni pesë fëmijët jetimë”

19/05/2005 Letra
Kërkoj nga ju që të bëni të pamundurën që të m’i bashkoni dhe të m’i tërhiqni fëmijët në institucionin tuaj të integrimit, për këto arsye: Fëmijët e mi, të shpërndarë në familjet e varfëra të të afërmëve nëpër fshatra të thella: nuk i plotësojnë kushtet e jetesës, të ushqimit dhe të veshmbathjes. Ju mungon ngrohtësia prindërore. Nuk kanë mundësi arsimimi, pasi shkollat janë larg dhe dimrat shumë të ashpër. Nuk kanë mundësi edukimi, pasi ato që i mbajnë nuk u kërkojnë dot shumë llogari që të mos ju largohen. Nuk rriten me dashuri për njëri-tjetrin, pasi rriten të veçuar. Mbetem me shpresë dhe me mirësinë tuaj, të më plotësoni këtë kërkesë.
Me respekt Aishe Kërnaja
Drejtoria e Shërbimeve Sociale është njohur me rastin, por nuk ka marrë asnjë masë deri
Nëna i kërkon Institutit të Integrimit të Jetimëve zgjidhje për fëmijët
Pesë fëmijë jetimë, rriten tek të afërmit, me nënën të paralizuar dhe babanë e vdekur.
Prej gjashtë muajsh Shërbimi Social Shqiptar është vënë në dijeni të problemit të Aishe Kërnajës, duke e identifikuar si rast, por asnjë masë nuk është marrë për këtë familje. Për fëmijët e Aishes nuk ka kush kujdeset, e megjithatë dhe shteti, që në këtë rast është Shërbimi Social Kombëtar, i lë në mëshirë të fatit. Aishja i ka dërguar një letër të shkruar me shumë kujdes Institutit të Integrimit, i cili ka lajmëruar institucionet përkatëse, megjithatë nuk është marrë asnjë masë deri tani. Aishja është vetëm 30 vjeçe, por ajo nuk mund të kujdeset as për veten, jo më për fëmijët e saj.
Ajo ka pesë fëmijë dhe i vogli që gjashtë muajsh është shkëputur nga krahët e së ëmës dhe si pesë fëmijët e tjerë është rritur nga të afërmit. Burri i vdes në aksident, ndërsa vetë mbeti me aftësi të kufizuara, duke e kaluar gjithë jetën në karrocë.
“Në shtator të vitit 1993 u martova me Gëzim Kërnajën në fshatin Kërrnajë të rrethit Tropojë. Lindëm pesë fëmijë, tre vajza dhe dy djem. Në 19 dhjetor të vitit 2000 pësuam një aksident automobilistik në aksin rrugor B.Curri-Sopot, në fshatin Cerrnicë. Si pasojë, burri im Gëzimi vdiq, ndërsa unë dëmtova shtyllën kurrizore, duke pësuar paraplegji anësore.
Pra, u paralizova krejt nga këmbët dhe gjendem në karrocë përjetësisht”, tregon në letrën e vet Aishja. E mbytur nga dhimbja, Aishja kërkon bashkimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre së bashku, në mënyrë që dhe ata të kenë mundësi si gjithë fëmijët e tjerë të jetojnë së bashku fëmininë e tyre, të mund të shkojnë në shkollë. E ndërkohë, familjet ku jetojnë janë të varfëra dhe nuk mund të kujdesen për këta fëmijë gjatë gjithë viteve në vazhdim deri sa ata të rriten.
“Meqë mbeta në rrugë, pa zgjidhje, u detyrova të shpërndahesha me fëmiëjt nëpër të afërmit e mi dhe të burrit, që të na shërbenin, pasi dhe fëmijët ishin fare të vegjël. Fëmijën e madh e kisha në moshën 6 vjeç, ndërsa të voglin 6 muajsh”, tregon Aishja. Ajo është ende në pritje të një përgjigjeje nga institucionet shtetërore, por asnjë zgjidhje nuk është dhënë për pesë fëmijët e saj.
Çumani: Mos abuzoni me fëmijët jetimë
“Në ditën e jetimëve apel institucioneve”
Nesër është 20 maji, Dita e Kombëtare e jetimëve, e vendosur zyrtarisht vitin e kaluar me iniciativën e Institutit të Integrimit të Jetimëve. “Në këtë ditë, ne vimë me një panoramë të dhimbshme, për shkak të fatkeqësive që kanë ndodhur në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, ku humbën jetën foshnje jetime për shkak të pakujdesisë së personelit që punon në këto Institucione. Vimë me një panoramë të dhimbshme, se në të gjitha zonat e thella, ku varfëria është masive, rrëmbehen jetë fëmijësh. Jo më larg se një muaj më parë, një nënë nga Tropoja paraplegjike, me karrocë, që ka humbur dhe bashkëshortin, kërkon ndihmë nga Instituti për të shpëtuar dhe siguruar jetën e pesë fëmijëve jetimë që ka, ndërkohë që zyrat e shërbimit social janë vënë në dijeni”, thotë Ilir Çumani, drejtor i Institutit të Integrimit të Jetimëve. Sipas tij, 20 maji nuk duhet të jetë ditë feste, por është një apel, një ditë për të sensibilizuar gjithë institucionet publike dhe private, organizmave ndërkombëtare, trupit diplomatik, që kjo shtresë nuk duhet të mbetet e tillë, e braktisur, e përbuzur dhe gjithnjë vunerabile, që përdoret për shou kur i nevojitet politikës. “OJQ-të dhe shoqatat që përkujdesen për këto shtresa në nevojë, duhet të pozicionojnë veten e tyre në favor të këtyre shtresave dhe jo t’i përdorin këto shoqata për të plotësuar qëllimet e tyre egoiste, për të nxjerrë fëmijë në shesh, në manifestime publike. Ky xhest i turpshëm e abuziv vjen në kundërshtim me konventat për të drejtat e fëmijëve”, thotë Çumani.
Fier
Profesorët mblidhen për hidrokarburet
Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarburve Fier ka mbushur dje plot 40 vjet që nga krijimi i saj. Janë mbledhur me dhjetëra profesorë, doktorë shkencash e specialistë të lartë të fushës së studimeve gjeologjike, gjeofizikës, shpimit dhe nxjerrjes së naftës si dhe ministrit të Energjetikës, Viktor Doda dhe shumë të ftuarve të tjerë nga pushteti lokal në këtë qytet. Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve Fier, sipas referuesve në këtë përvjetor, e prezanton veten si një institucion autentik shkencor kërkimor në Shqipëri, që nga vitit 1965 me krijimin e Institutit të Naftës dhe Gazit. Në përbërjë të kësaj qendre ka profesorë, doktorë shkencash e specialistë të lartë me përvojë shumëvjeçare, të cilët janë të aftë për kryerjen e studimeve laboratorike dhe projekteve sipërfaqësore në fushën e teknologjisë, mjedisit dhe strategjisë kombëtare. “Bilanci i punës projektuese të kësaj Qendre, ka thënë në këtë takim ministri i Energjetikës, Viktor Doda, përmbledh rreth 1000 puse me thellësi dhe karakter të ndryshëm, zbulimin e mbi 20 vendburimeve apo objekte shfrytëzimi për naftë, gazë e gaz-kondesat”, thotë Doda.
Drejtori i ISSH-së, Ilir Beqja: Ja pse bëmë ndryshimet ligjore, kush dhe si përfitojnë
“Marifetxhinjtë i larguam me ligj”
Invalidët dyndin në zyrat e sigurimeve, ligji pret dekretimin e Presidentit
Personat me aftësi të kufizura, të cilët kanë pësuar aksidente, apo u janë shfaqur sëmundje, janë dyndur në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondacionit të Njerëzve me Aftësi të Kufizuara, për të pytur se kur nis ligji i ri, pasi shumë prej tyre përfitojnë pension të reduktuar, para të humbura deri tani, si dhe ka të tjerë që nuk kanë nevojë të bëjnë allishverishe për të fituar pension, pasi është hequr kushti i të qenit i siguruar vitin e fundit, kur ndodh aksidenti. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja, shpjegon se ligji i miratuar në prill të këtij viti nga Parlamenti, është në pritje të dekretimit nga Presidenti Alfred Moisiu dhe 15 ditë pas momentit të firmosjes prej tij, do të hyjë në fuqi dhe do të nisë të zbatohet.
Me sa duket çdo ndryshim ligjor ka një histori, lind nga nevoja për të korrigjuar diçka, për të minimizuar një fenomen dhe projektligji i pensioneve, miratuar në muajin prill nga Parlementi, bën disa korrigjime të tilla.
Hiqet mundësia e vërtetimeve false
“U vu re se njerëzit që nuk mund të përfitonin pension, pasi nuk kishin qenë të siguruar në asnjë kohë gjatë vitit të fundit kur kishte ndodhur aksidenti, gjenin ndonjë vërtetim, sikur kishin punuar në ndonjë firmë private. Dhe dy javë të figuronin si të punësuar dhe që paguanin sigurimet, kishte vlerë dhe përfitonin. Të gjithë e gjenin një vërtetim të tillë dhe të gjithë arrinin të përfitonin. Marifetxhinj të tillë gjen gjithandej. Kështu që vendosëm që të mos u japim mundësi këtyre marifetxhinjve që t’u merrnin lekë këtyre njerëzve, që, tashmë kanë një hall të madh dhe e hoqëm fare kushtin e të qenit i siguruar vitin e fundit”, shpjegon Ilir Beqja, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Si do të llogaritet pensioni i parakohshëm
“Eshtë e padrejtë, ke kontribuar vite të tëra dhe një ditë pëson aksident, nuk punon dot dhe nuk merr dot asnjë lek nga ato që ke derdhur. Kështu që e pamë të arsyeshme, që nga 20 vjet punë që duhej për të përfituar pension të reduktuar, ta ulnim në 15 vjet. Ndërkohë që kush ka 14 vjet sigurime, përsëri përfiton, por më pak. Deri tani pensioni i reduktuar është llogaritur, mosha e personit minus 20 pjesëtim për dy, ndërsa tani, nëse personi ka qenë jo 15 vjet i siguruar, por 14, bëhet dhe pjesëtimi se sa hyn 14 te 15 vjetëshi. Pra, gjithnjë arrin të përfitosh sipas viteve që ke kontribuar. Ndërkohë këta persona, duke qenë se nuk përfitonin pension të reduktuar, nuk arrinin të merrnin as pensionin kur u arrinte mosha e pensionit. Ndërsa tani, vitet që marrin pension të reduktuar u njihen si vite dhe kur të arrijnë moshën e pensionit, do të përfitojnë pension pleqërie”, shpjegon drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ilir Beqja.
Për invalidët tre mundësi:
1. Hiqet kushti i të qenit i siguruar gjatë vitit të fundit kur ndodh aksidenti
2. Jepet mundësia për të përfituar pension invaliditeti i reduktuar, sipas viteve që ke qenë i siguruar
3. Këto vite të njihen si vite pune, për të përfituar pension pleqërie
Për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që janë aksidentuar në punë, hiqet kushti i të qenit i siguruar në momentin që ndodh aksidenti, apo shfaqet sëmundja
Mënyra e llogaritjes së pensionit të invaliditetit
Kjo periudhë që quhet minimale, del si rezultat i një formule që përmban moshën e personit dhe moshës 20 vjeç e pjesëtuar me dy. Pra, nëse një person është 35 vjeç, i hiqen 20 vjet. Diferenca e pjesëtuar me dy, jep periudhën që personi duhet të jetë i siguruar.
Kushtet për të marrë pension invaliditeti përcaktohen nga KMCAP-i, pranë të cilit kanë të drejtë të paraqiten të gjithë ata persona që pretendojnë se kanë humbur plotësisht apo pjesërisht aftësinë për punë. Këta persona kanë të drejtë të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore të qendrës së banimit apo të punës, kërkesën për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore në raport me punën që kanë bërë. Statusi i tyre riciklohet në mënyrë periodike, një herë në vit, në mënyrë që të bëhet i mundur kontrolli i gjendjes së tyre.
Mënyra e përcaktimit
Pensionet e invaliditetit ndahen në dy grupe të mëdha, në të plotë dhe në të pjesshëm. I pari ndahet në të plotë me përkujdesje dhe në të plotë. Përcaktimi bëhet nga KMCAP-i.
Masa e përfitimit
Pensioni i plotë i invaliditetit përllogaritet njëlloj si pensionet e pleqërisë, por, nëse për këto përllogaritje bëhen në bazë të pagës neto të 3 viteve radhazi të 10-vjeçarit të fundit, dhe kushti është jo më shumë se 75% e kësaj page, për invalidët kjo përllogaritje ndryshon. Për këtë kategori, kushti është jo më shumë se 80% të pagës neto të një viti.
FORMULARI
Dokumentet që kërkohen për përfitim pensioni invaliditeti
-Certifikatë e gjendjes familjare.
-Certifikatë personale me fotografi.
- Librezë pune.
- Vërtetim vjetërsie.
- Vërtetim kooperative (nëse ke punuar në kooperativë).
- Vërtetim për derdhje kontributi.
- Vërtetim nga dega ushtarake.
- Vërtetim i KMCAP-it (Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë).
- Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim.
- Vërtetim nga kontributet.
- Proces-verbal i aksidentit në punë, në rast aksidenti.
- Vërtetim toke nga Kadastra.
- Për personat që përfitojnë kompensime duhet:
-Vërtetim nga komuna për ndihmë ekonomike.
-Vërtetim shkolle për fëmijët nga 18-25 vjeç.
-Deklaratë.
Qeveria, 5 milionë lekë për 200 karrige me rrota
Në punishten “Mirësia”, programi i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar nënshkroi dje kontratën me Institutin e Sigurimeve Shoqërore për prodhimin e 200 karrigeve me rrota për invalidë të punës në skemat e sigurimeve shoqërore. Kjo kontratë mbështetet me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.204, datë 07.04.2005 për akordimin e fondit prej 5 milionë lekë, për prodhimin e mjeteve lëvizëse për invalidë. “ISSH porositi 200 karrige me rrota te punishtja ‘Mirësia’. Kjo është hera e dytë, pasi dhe vjet janë porositur 160 karrige. Sipas të dhënave të ISSH-së, janë 370 vetë që kanë nevojë për karrige me rrota, për 360 prej tyre po plotësohen nevojat”, tha drejtori i ISSH-së, Ilir Beqja. Ndërkohë, FSHDPAK do të bëjë dhe shpërndarjen e këtyre karrigeve në banesat e këtyre personave. “FSHDPAK do të bashkëpunojë ngushtësisht me Zyrat Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në të gjithë vendin për të shpërndarë 200 karrige me rrota, sipas afateve kohore të përcaktuara në kontratë dhe nevojave të invalidëve të punës”, tha Blerta Çani, drejtore Ekzekutive e FSHDPAK.