PNUD, publikon shifrat e papunësisë për Qarkun e Durrësit

19/05/2005 Të rinjtë e gratë, “dembelët” më të mëdhenj, të papunë
DURRES - Qarku i Durrësit është cilësuar i varfër nga PNUD. Dje në këtë qytet u bë prezantimi i Strategjisë Rajonale të Zhvillimit në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të mijëvjeçarit. Krahas publikimit të arritjeve si dhe programeve të paraqitura nga pushteti vendor në këtë takim të zgjeruar është prezantuar edhe materiali i PNUD, ku është bërë një përshkrim i
përgjithshëm i strategjisë, duke prekur objektivat për zhdukjen e varfërisë, mbrojtjen e mjedisit, integrimin e arsimit dhe të shëndetësisë, ndërsa ka afruar edhe statisika për stadin aktual të integrimit të realitetit femëror.
Papunësia
Në këtë tryezë me një pjesëmarrje të gjerë, ku ka qenë i pranishëm Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ministra të kabinetit të tij, përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë si dhe drejtues të Prefekturës e Qarkut të Durrësit, është cilësuar se Durrësi ka një pozicion shumë të favorshëm gjeografik në rajon, si dhe ka burime natyrore të lakmueshme për të përmbushur strategjinë. Në materialin e paraqitur është theksuar se prioritet i strategjisë edhe për këtë qark mbetet zbutja e varfërisë, e cila është cilësuar kritike veçanërisht në Krujë. Sipas statistikës së afruar, papunësia në nivel Qarku është 12-14 për qind, ndërsa 33 për qind e popullsisë së Krujës jeton nën nivelin e varfërisë.
Problematike paraqitet papunësia te moshat e reja, pasi 49 për qind e të papunëve i përkasin moshës 20-29 vjeç, ndërkohë që brenda këtyre shifrave gratë dhe vajzat zënë 56 për qind të të gjithë statistikës. Statistikat zyrtare të institucioneve
shtetërore kanë të regjistruar 9266 të papunë në Durrës e Krujë, por ky numër është edhe më i lartë, pasi shumë të papunë për shkaqe të ndryshme nuk kanë mbushur formularët si punëkërkues.
Shëndetësia
Në fushën e shëndetit të popullatës është cilësuar se programet
për imunizimin janë ndër më të mirat në vend, megjithatë ekziston nevoja për përfshirjen në to të më shumë romëve apo njerëzve që jetojnë në zonën rurale.
PNUD ka deklaruar se 6 për qind e buxhetit të shtetit në rajonin e Durrësit shkon për shëndetin dhe 13 për qind e tij për kujdesin shëndetësor.
Nga statistikat e afruara bëhet e ditur se vdekshmëria foshnjore në Qarkun e Durrësit është e lartë dhe veçanërisht te moshat 2-3 vjeç.
Gratë
Një tjetër objektiv, në kuadër të strategjisë rajonale të zhvillimit, është edhe ajo e zhdukjes së diskriminimit gjinor. Në këtë qark është bërë e ditur se gratë përbëjnë 38 për qind të krahut të punës, por paga mesatare e tyre, në krahasim me pagën
e burrave, është më e vogël. Për të njëjtën punë një femër paguhet vetëm 70 për qind të pagës së një mashkulli, është cilësuar në raportin e PNUD.