Dëshmia në gjykatë: Valbona "fundos" vëllezërit tutorë

19/05/2005 Prokuroria u ka sekuestruar 100 milionë lekë e 15 mijë euro
TIRANË – Përfundimisht Elton Avduli, milioneri nga Elbasani, do të qëndrojë në burg. Pas denoncimit që bëri Valbona Krasniqi, Prokuroria sekuestroi në emër të tij 100 milionë lekë të depozituara në bankë dhe 15 mijë euro në shtëpi. Gjykata ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë.
Krasniqi
Valbona Krasniqi, 29 vjeçe nga Elbasani, nënë e një fëmije, e divorcuar më parë nga bashkëshorti i saj, ka siguruar para Gjykatës së Krimeve të Rënda provën në favor të Prokurorisë. Ajo i është përmbajtur deklarimeve të para dhënë në prokurori dhe në polici, duke mos i lëvizur asnjë presje. Përveç Elton Avdulit, në bankën e të akuzuarve duhet të jetë edhe vëllai i tij, Naim Avduli, i cili ndodhet në Itali, vendi ku e dëmtuara ka ushtruar e detyruar profesionin e prostitutës. Valbona Krasniqi ka rrëfyer dje historinë e saj të dhimbshme para gjyqtares Liljana Baku, e cila ka dhënë më parë masën e arrestit për të pandehurin.
Rrëfimi
Nëna e një vajze që tani rritet me gjyshen, është larguar nga Elbasani në vitin 2001. Ai që e ka marrë për t’u nisur më pas drejt Italisë me gomone, është shtetasi Naim Avduli, vëllai i Elton Avdulit. Fillimisht e ka gënjyer se do të punonin së bashku për të ndërtuar jetën dhe sapo të grumbullonin para, do të ktheheshin në qytetin e tyre të lindjes. Po kështu, Naim Avduli ka qenë dakord që të mbante edhe fëmijën e Valbonës në fillim, por më pas gjithçka ndryshoi. E dëmtuara ka treguar dje se dy vëllezërit e survejonin çdo ditë. Ajo shprehet se nuk do t'ia falë kurrë të pandehurve, faktin që e kanë nxjerrë në rrugë qysh në ditën e parë që mbërriti në Itali. I pandehuri Elton Avduli është shprehur para gjykatës, se vajza po gënjente dhe se ajo mund ta ketë bërë këtë, pasi është kërcënuar nga familja.
Bashkëpunimi
Valbona Krasniqi është mbajtur nën vëzhgim nga Prokuroria për gati një muaj. Që nga dita kur ka mbërritur në Elbasan dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj dy vëllezërve Avduli, Valbona Krasniqi është sistemuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Nuk është lënë të takohet as me familjen e saj. Kjo gjë është bërë për të shmanguar bashkëpunimin e të dëmtuarës me familjarët e të pandehurit. Vajza që bëri një kallëzim të tillë, nuk duhej të tërhiqej pas kërcënimeve, kështu që akuza vendosi ta mbajë nën mbikëqyrje. I është dhënë mbrojtja e nevojshme, duke zbatuar të gjitha procedurat ligjore.
Nëna ndjehet e kërcënuar dhe kërkon që e bija të tërheqë denoncimin
"Kam frikë për jetën e vajzës sime"
"Kam tri javë pa parë vajzën me sy. Prokurori nuk më ka treguar se ku e ka strehuar. Më thotë është në një qendër rehabilitimi, po se ku ndodhet nuk e di. Të paktën ta shoh me sy, se ka katër vjet në Itali dhe më ka marrë malli. Unë nuk e di që vajza ka punuar si prostitutë. Aq më pak që është trafikuar nga Eltoni. Doja ta takoja dhe t'i thoja të tërhiqej për të mbrojtur veten". Familjarët e vajzës së dëmtuar janë tepër të tronditur. Në bisedë të lirshme me ta, e kupton shumë lehtë faktin se janë kërcënuar nga të pandehurit dhe u është kërkuar tërheqja e kallëzimit penal. Valbona Krasniqi nuk ka vëllezër. Janë dy motra dhe janë rritur pa baba. Motra e saj ndodhet në Itali. Në shkallët e gjykatës, nëna e saj rreth të 60-ave pret ta shohë. Por takimi me vajzën i është ndaluar. Thotë se i dhemb në shpirt ajo që i ka ndodhur. Nuk e beson që vajza të ketë dalë në rrugë dhe të jetë përdorur nga i pandehuri dhe vëllai i tij. Por nga ana tjetër, nëna e Valbona Krasniqit, e shoqëruar nga një person, i cili shprehej se e kishte kushërirë, nuk e njihte djalin, që në vitin 2001 i shkoi në shtëpi dhe kërkoi dorën e vajzës për martesë. "Unë jam nënë dhe dua të takoj vajzën. Doja t'i thoja të tërhiqej, pasi po shoh shumë gjëra të tmerrshme. Tani njerëzit të vrasin e të djegin dhe nuk përgjigjet askush për jetën". Kështu shprehet nëna e vajzës, e cila më pas thotë se gjatë kohës që vajza ka qenë në Itali, ka biseduar në telefon. Është e bindur se Valbona ka qenë e martuar. Biseda e nënës mbështetet nga shoqëruesi i saj, i cili dukej më tepër i interesuar se ajo për ta takuar. Nëna e Valbona Krasniqit shkon deri aty, sa shprehet se Elton Avduli është arrestuar kot, pasi ai nuk ka qenë në Itali. Kur e pyesim për emrin e dhëndrit, ajo nuk di të përgjigjet. Thotë se nuk e ka takuar asnjëherë. Dëshmia e nënës së Valbonës, dhënë jashtë sallës së gjyqit, ishte thjeshtë për të mbrojtur tutorin e vajzës, e jo atë vetë. Edhe shoqëruesi i nënës së Valbonës u shpreh se nuk e njihte djalin që jetonte e punonte me të përtej Adriatikut. Unë jam kushëriri i saj, thotë ai, ndërsa ndërhyn në bisedë, duke shtuar se nuk ka qenë në shtëpi kur e kanë marrë për në Itali.