E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat në Londër, vdes një 26-vjeçar

Trazirat e rënda në kryeqytetin britanik, Londër shënojnë viktimën e parë. Policia bëri të ditur se një 26 vjeçar, i cili ishte plagosur një natë më parë, vdiq në spital nga plagët e rënda. “I riu u gjet në lagjen londineze Croydon, në automjetin e tij, me disa plagë nga armë zjarri”,- bëri të ditur një zëdhënës i Scotland Yardit. Pas Londrës, natën e së martës pati plaçkitje, zjarrvënie dhe trazira edhe në Birmingham dhe Liverpool. Në qendër të Birmingamit, policia arrestoi 87 të rinj. Aktet e dhunës ekstreme kanë vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, por fatmirësisht numri i viktimave është kufizuar në vdekjen e 26-vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›