E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhëmbi shpëton nderin e Besës në minutën e fundit

Nga Markonda Dushku

Besa Vlora            2-1

Shënues: Çelhaka 54, Dhëmbi 90 / Skënderaj 50

Besa: Bakaj, Tragaj, E.Hoxha, Krasniqi, Ndoni, Duka ( 77 Perja), Poci, Dedej (46 Bubeqi), Celhaka, D.Rroshi (53 Dhëmbi), Dushku. Tr. G. Magani

Vlora: Hysi, Myderozi, Azizaj (Moqi 78), Hametaj, Bisha, Caushaj (Dalipi 68), Strati, D.Hoxha, Idrizi, Serjani, Shabanaj (Skënderaj 46). Tr. Rr.Taho

Gjyqtarë: Sh. Guce, M. Qose, E. Malo (Lushnje)

Kartonë të verdhë: D.Rroshi, Bubeqi, Tragaj, Bakaj, Krasniqi / Ahmataj, Caushaj, Hysi, Serjani

Besa me dy mungesa kyçe në formacionin bazë, si Hasa dhe Fejzullahu, të cilët janë grumbulluar me kombëtaren U-19, arriti të fitojë në limitin e kohës së rregullt me gol të Dhëmbit. Miqtë nga Vlora që e hapën bukur pjesën e dytë me atë gol të Skënderajt nuk ditën të ruanin rezultatin, por pësuan shpejt golin e barazimit dhe më pas u ndëshkuan në fund, kur mund të kishin marrë të paktën një pikë nga goli i Dhëmbit.

Kavajasit, të detyruar për ta fituar ndeshjen, sulmojnë menjëherë, por mbrojtja vlonjate luan mire dhe largon rrezikun. Miqtë mbrohen fort në gjysmën e parë të pjesës së parë, duke mos u lënë hapësira kavajasve. Megjithatë, me kalimin e minutave Besa arrin të krijojë raste shënimi, por shpërdoron shumë në momentin final. Pak minuta para se skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes, Dushku pengohet brenda zonës, por gjyqtari Guçe nuk mnedon se ka 11-metërsh, duke sjellë  kështu kontestime në shkallët e stadiumit.

Në pjesën e dytë, sapo nis loja, Dushku humbet një rast të pastër për të shënuar përballë portës së mbrojtur nga Hysi. Pas pak sekondash, skuadra e Maganit bën një rreshtim të gabuar në mbrojtje dhe në portë, dhe kjo i jep përparësi të sapofuturit Skënderaj që të gjejë rrugën e rrjetës. Shënon, dhe 1-0 për Vlorën. Kavajasit nuk mund të falin një fitore dhe menjëherë i drejtohen sulmit, ku Çelhaka me një goditje fantastike gjen trekëndëshin e  portës së Hysit, duke iu ngrirë buzëqeshjen vlonjatëve vetëm 4 minuta pas golit. Pas golit të barazimit, skuadra merr një pamje tjetër dhe gjendja emocionale ndryshon nga minuta në minutë. Skuadra i drejtohet sulmit dhe kushtëzon miqtë të bëhen bunker pë të ruajtuar barazimin. Miqtë nga Vlora rreshtojnë shumë forca në mbrojte dhe nuk ishte aspak e lehtë të depërtoje mes tyre. Edhe portiere Hysi ka zprapsur disa gola të sigurtë me ndërhyrjet e tij vendimtare. Besa shton forcat në sulm duke rritur presionin përballë portës vlonjate. Rreth sekondave të fundit të kohës së rregullt, Aulin Dhëmbi tregon aftësitë e tij në këtë ndeshje, duke u gjendur në pozicionin e  duhur dhe kryen lëvizjen e pritur për ti dhënë Besës tripikëshin në këtë takim me shumë vujatje për kavajasit. Besa në këtë ndeshje korrigjon gabimet e dy takimeve të mëparshme në shtëpi, si atë ndaj Gramozit dhe atë ndaj Adës, ku në limitet e koës së rregullt ka humbur jo pak, por katër pike, që sot mund ta poziciononin këtë ekip në krye të tabelës së bashku  me ekipet e tjera. Për këtë takim ka merita të shumta ekipi kundërshtar që bëri lojë dinjitoze deri në fund, pa çka se humbi në minutën e fundit. Mbrojtja dhe portieri Hysi vlejnë për tu përgëzuar, por gjithashtu edhe skuadra kavajase e ndërthurur me elementë të rinj dhe të vjetër, që sot i treguan vlerat.

Trajnerët

Gugash Magani, trajner i Besës: Kishim mungesa të rëndësishme dhe një pjesë e lojtarëve kanë luajtur me sacrifice. E fituam me meritë ndeshjen. Domonuam mbi 90 për qind të kohës dhe u ndëshkuam vërtet nga një episode. Jam I kënaqur me pikët dhe grintën e lojtarëve. Besa do të ngrihet dhe do ta përmirësojë imazhin e saj.

Rrapo Taho, trajner i Vlorës: Erdhëm në Kavajë me pretendimin për të mos dalë pa pikë. Kur shënuam, menduam se mund të dilnim me më shumë se kaq. Kam respekt për Besën dhe fakti që kjo skuadër e përmbysi rezultatin tregon potencialin e saj. Dua ti falënderoj futbollistët e mi për karakterin që treguan. Të gjithë ne mendojmë se goli i dytë i Besës ka qenë në pozicion jashtë loje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›