Dhembjet e shpinës, si t i trajtosh
Autori i Lajmit: red.
Rreth tre në katër njerëz vuajnë nga kriza dhembjesh të shtyllës kurrizore, por shpesh këto kriza kalojnë lehtë e nuk lënë pasoja, prandaj këshilla më e mirë është të jeni aktivë dhe të bëni aktivitetet normale e të përditshme sa më shumë të jetë e mundur. Analgjezikët janë ndihmesë në rastet e krizave të lehta. Ndërsa në disa raste, dhembja vazhdon e bëhet kronike e në këtë rast kërkohet informacion i mëtejshëm.
Pak anatomi
Shtylla kurrizore përbëhet nga disa kocka të quajtura vertebra, të cilat kanë formë rrethore dhe ndërmjet tyre vendoset disku, i cili përbëhet nga një material që i jep shpinës elasticitet dhe fleksibilitet. Vertebrat lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet ligamenteve të fortë, duke i dhënë shpinës fortësi e mbështetje. Shpina rrethohet nga muskuj të shumtë që shpeshherë krijojnë dhembje në shtyllën kurrizore. Palca kurrizore, e cila përmban nervat që vijnë nga truri, mbrohet nga shtylla kurrizore. Gjithashtu, nga palca e kurrizit dalin dhe nervat spinal që marrin informacionin nga pjesë të ndryshme të trupit.
Çfarë janë dhembjet e shpinës?
Dallojmë dhembje akute dhe dhembje kronike. Shumica e dhembjeve akute të shpinës vijnë si pasojë e traumave në pjesën e poshtme të shpinës apo i çrregullimeve si artriti. Ato zgjasin nga disa ditë deri në disa javë. Dhembja nga traumat shkaktohet kryesisht nga dëmtimet sportive, punët e ndryshme rreth shtëpisë apo të kopshtit, tronditjet e papritura, si aksidente me makinë apo shtypje të ndryshme të ushtruara në kockat e indet e shtyllës kurrizore. Simptomat variojnë si dhembje muskulore, kufizim të fleksibilitetit e amplitudës së lëvizjeve, deri në pamundësi për të qëndruar drejt. Ndërsa dhembje kronike e shpinës është ajo kur dhembja zgjat më shumë se tre muaj. Zakonisht ajo është progresive dhe e vështirë për t u përkufizuar.
Si trajtohen ato?
Shumë dhembje të shpinës mund të trajtohen pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Trajtimi përfshin përdorimin e lehtësuesve për të ulur dhembjen dhe të barnave antiinflamatorë për të ulur inflamacionin. Qëllimi i trajtimit është të riparojë funksionin e duhur dhe të forcojë shpinën, por edhe të parandalojë rishfaqjen e dëmtimit. Gjithashtu, kompresat e ftohta e të ngrohta ndihmojnë për të ulur dhembjen dhe inflamacionin, si dhe të lejojnë një lëvizshmëri më të lartë. Ndërsa regjimi i shtratit, në shumicën e rasteve, rekomandohet vetëm për 1-2 ditë, sepse ushtrimet janë një rrugë mjaft efektive për t u shëruar nga dhembjet e shpinës dhe për të forcuar muskujt e shpinës e të abdomenit (barkut). Në disa raste mjaft serioze të dhembjeve të shpinës, ndërhyrja kirurgjikale mbetet zgjidhja më efektive, sidomos në rastet e dëmtimeve muskulo-skeletike.
Cila është ecuria e sëmundjes?
Në shumicën e pacientëve dhembja e shpinës shërohet pa ndonjë humbje të funksionit, por në disa raste është e nevojshme të kontaktojmë me mjekun nëse nuk kemi ulje të dukshme të dhembjes apo inflamacionit pas 72 orësh të trajtimit shtëpiak e vetjak. Dhembjet shkaktohen nga mosfunksionimi i duhur i mekanizmave trupor apo edhe për shkaqe jo traumatike. Ju nuk duhet të angazhoheni në ushtrime tronditëse apo sforcuese. Këshilloheni të mbani drejtimin e duhur të shpinës si dhe veprime të tjera që ndihmojnë për të parandaluar dëmtime të ndryshme. Shumë dëmtime që lidhen më punën shkaktohen nga peshat e rënda, vibrimet, lëvizjet përsëritëse apo qëndrimet jo korrekte.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008