Dhëndëri italian dhe kunati nga Tirana, rrahin policin e portit të Durrësit

08/05/2005 Pranga Emanuele Merendai dhe Destan Rusi që tentoi të kalonte si klandestin
DURRËS - Një punonjës i policisë së shërbimit, në sheshin e trageteve në portin e Durrësit, është qëlluar me grushta dhe shqelma nga një shtetas italian dhe kunati i tij shqiptar. Emanuele Merendai, 32 vjeç, i lindur në Sasari, të italisë dhe kunati tij shqiptar, Destan Rusi, me banim në lagjen “Bregu i Lumit”, Tiranë, pasi kanë ushtruar presion psikologjik dhe lëshuar mbi punonjësin e policisë fjalë fyese, nuk kanë rezervuar edhe dhunën. Shkak për këtë incident të rrallë në portin e qytetit bregdetar është bërë kundërshtimi i policit me shërbim në terminal portual për të lejuar që shtetasi shqiptar të depërtonte në shesh, pasi ai nuk kishte biletë udhëtimi. Burime nga komisariati i policisë së portit bëjnë të ditur se qëllimi i dhunuesve ka qenë lundrimi në mënyrë klandestine drejt italisë të shqiptarit. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e punonjësit që është bërë objekt i dhunës, por është shprehur se ai ka marrë plagë të dukshme në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ngjarja
Udhëtarë dhe qytetarë, të cilët kanë përcjellë të afërmit e tyre për të lundruar drejt brigjeve të përtej detit, janë bërë dëshmitarë të një skene rebelimi ndaj një efektivi të uniformës blu nga një shtetas italian dhe një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të së premtes, teksa italiani Emanueli Merendai dhe kunati i tij, Destan Rusi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar dhe fyer në krye të detyrës një punonjës policie të shërbimit në terminalin e trageteve, pasi ai nuk ka pranuar të shkelë rregullat. italiani dhe gruaja e tij shqiptare, F.Rusi, kishin prerë biletë për të udhëtuar me linjën Durrës-Bari, ndërkohë që bëhet e ditur se çifti kish kaluar disa javë pushimi në vendin tonë dhe se kishin hyrë nga porti i Durrësit në mesin e muajit të kaluar. Policia thotë se në kthim për në itali, çifti shoqërohej nga vëllai i gruas së italianit, i cili synonte të udhëtonte me traget në mënyrë klandestine. italiani Merendai, i datëlindjes 1973, lindur në Sasari dhe me banim në Napoli, itali, ka hyrë në Shqipëri, përmes portit të Durrësit, 14 prill 2004 së bashku me gruan e tij shqiptare F.Rusi, me të cilën kishte disa vite martesë. Ndërsa burrë e grua janë lejuar të futen në terminalin e trageteve, shtetasi shqiptar është ndaluar nga punonjësi i shërbimit. Burime policore bëjnë të ditur se Rusi, i datëlindjes 1982, banues në lagjen “Bregu i Lumit”, Tiranë, i dënuar më parë për kanosje me armë, ka këmbëngulur të futet me çdo kusht në terminalin e trageteve, dhe kjo ka vënë në dyshim punonjësin e policisë. Ky i fundit e ka kundërshtuar kërkesën e tij, pasi në terminalin nuk lejohej të futej askush, që nuk kishte dokumente udhëtimi dhe biletë. Justifikimet e Rusit nuk kanë “bindur” policin, i cili në pak minuta është përballur me një skenë të pazakonte fyerje dhe ndëshkimi. Sipas policisë, i pari që ka kërcënuar uniformën blu dhe më pas ka qëlluar mbi të ka qenë 23-vjeçari Rusi dhe fill pas tij mbi policin nuk ka kursyer dhunë edhe shtetasi italian Merendai.
Arrestimi
Ngjarja është parë nga disa qytetarë pranë terminalit dhe ka qenë njëri prej tyre, që ka njoftuar policin më të afërt. Sipas burimeve zyrtare, punonjësi i shërbimit është qëlluar nga të dy personat me grushta dhe shqelma në fytyrë dhe trup, duke i shkaktuar plagë. Pas këtij veprimi, italiani dhe gruaja e tij kanë nxituar që të futen në traget, kurse Destan Rusi është përpjekur të largohet. Por ka qenë reagimi i menjëhershëm i uniformave blu, të cilët i kanë vënë prangat italianit dhe shqiptarit, ndërkohë që është lënë e lirë motra e Rusit. italiani dhe shqiptari janë akuzuar për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit, goditjen për shkak të detyrës dhe fyerjen e uniformës blu. Ky është rasti i dytë brenda një muaji që punonjësit e policisë bëhen viktima të dhunës së civilëve. Në mesin e muajit të kaluar, polici i qarkullimit rrugor, Sherbet Kapllani, është rrahur nga tre shtetas në Shijak, të cilët janë dënuar me gjobë nga organet e drejtësisë së Durrësit.