Perimet “Made in Albania“ më të shtrenjtat në treg

08/05/2005 Tregjet
Ministria e Bujqësisë raporton të dhëna kontradiktore për çmimet në tregjet bujqësore
Tregjet sezonale të fruta–perimeve janë në pikun e tyre të punës dhe duket se gjithçka që prodhon natyra mundet ta gjesh. Por, pikërisht në momentin kur në tregje ndihet prania e fermerëve vendës apo e fshatarëve që shesin produktet e “bahces”, tregu është ndarë në dy kampe çmimesh. Prodhimet “Made in Albania” kanë tejkaluar parashikimet e konsumatorëve, të cilët shpresuan se me ardhjen e pranverës do të lehtësonin disi financat e tyre. Produktet e importit janë lehtësisht të dallueshme nga prodhimet e vendit dhe jo vetëm për cilësinë, por dhe për çmimin. Filozofia se çdo gjë e freskët dhe e rritur me “modelin bio“ kushton, ka filluar të shoqërojë fermerët shqiptarë në procesin e tregtimit të produkteve të tyre. Ndërkaq prezantimin e shtrenjtë të produkteve sezonale shqiptare në treg, nuk e ka konstatuar Ministria e Bujqësisë, e cila bën sondazhe të përjavshme në treg. Për ministrinë, java që u mbyll mund të konsiderohet pozitive për uljen e çmimeve në tregjet e prodhimeve bujqësore e blegtorale, edhe pse nuk ka bërë të ditur asnjë çmim në lidhje me prodhimet bujqësore. Sipas ministrisë, ulja e çmimeve ka ardhur si pasojë e dominimit në treg të prodhimeve bujqësore sezonale të vendit, duke dhënë kështu të dhëna kontradiktore në lidhje me çmimet në tregun bujqësor.
Në mënyrë të çuditshme, të gjitha prodhimet vendëse gjenden në treg me çmime më të larta se ato të importit. Niveli i lartë i kërkesës për këto produkte bën që në tregun e madh të fruta-perimeve, tregu fshatar të zerë vendin e parë. Por është pikërisht ky treg që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në masën 40 për qind, madje për disa produkte dhe 100 për 100. Për fermerët që konkurrojnë me prodhimet e tyre në treg, fenomeni është lehtësisht i kuptueshëm. “Ne shesim vetëm një herë në vit kur vjen pranvera dhe kemi kosto të lartë për të ardhur çdo ditë në treg, ndërkohë që prodhimet tona janë të freskëta dhe me shije dhe e meritojnë çmimin”, komentojnë fshatarët në tregun e madh të fruta-perimeve te “Pazari i Ri”. Por, ndërkaq, konsumatorët janë të zhgënjyer, pasi nuk do të kenë mundësinë të konsumojnë produkte të freskëta dhe me çmime të leverdisshme, as në momentin kur prodhimet janë në pikun e tyre. Kështu të leverdis më mirë të konsumosh sallatën jeshile të importit, se sa atë të vendit, që ndryshon me çmime në mënyrë të ndjeshme. Po kështu dhe me domaten e importit apo patëllxhanët, të cilët në rast se do të blihen në tregun fshatar, kushtojnë 200–500 lekë më shtrenjtë.
Ministria e Bujqësisë, shifra kontradiktore për çmimet
Ministria e Bujqësisë ka nxituar të japë lajmin pozitiv të uljes së çmimeve në tregjet bujqësore dhe blegtorale të vendit. “Çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë gjatë kësaj jave, në tregjet e Tiranës shënuan rënie në krahasim me javën e shkuar“, ka bërë të ditur Drejtoria e Statistikës në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Ministria ka konstatuar se ka patur një ulje prej 10 për qind të çmimeve për prodhimet e sezonit, duke deklaruar se, sipas sondazhit, pritet që kjo ulje të ndihet edhe në javët që pasojnë. “Rezulton se edhe në shkallë vendi ka një rritje të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe blegtoral, e cila e kordinuar dhe me faktorin sezonal, ka ndikuar në uljen e çmimit të shitjes së këtyre produkteve në tregjet e vendit“, bën të ditur Ministria e Bujqësisë. Ndërkaq, duke iu referuar statistikave të kësaj ministrie, duket se produktet që kanë pësuar ulje çmimi kanë qenë vezët dhe prodhimet blegtorale, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me çmimet e fruta-perimeve. Ministria konstaton se vetëm çmimet e frutave kanë pësuar një rritje çmimi gjatë kësaj jave. “Në krahasim me javën e kaluar, rezulton me rritje çmimi i frutave me rreth 2.3 lekë për kg”, bën të ditur Ministria e Bujqësisë. Sipas burimeve të Drejtorisë së Ushqimit, djathi i bardhë është ulur me 2.1 lekë për kg, gjalpi me 0.1 lekë për kg dhe vezët 0.5 lekë për kokërr.
Perimet Çmimi i importit Çmimi i fermerit
Patëllxhane 1200 1800
Patate 600 800
Lule lakër 800 1200
Karrota 800 1200
Sallata jeshile 500 1200
Kunguj 1200 1600
Bizele 1000 1200
Domate 1100 1500
Qepë 600 700
Hudhra 300
Spinaq 1000 1200
Speca 1500 2000