Shkodra, sfida e Kështjellës

08/05/2005 Më 2 qershor një makinë na çoi nga pellgu i Podgoricës në stacionin e mallrave Plavnica, pranë liqenit të Shkodrës, i cili gjendet në mes të një peisazhi moçalor të gjalluar nga një shpend uji të panumërt. Liqeni ishte i egërsuar. Shtrëngata shiu rrihnin ujin e tij jeshil dhe, gjatë udhëtimit tonë shumorësh, valë të shkumbëzuara përplaseshin në anijen tonë të vogël, deri sa hymë në Bunën e gjerë dhe zbritëm në tokë, në kullat e kështjellës së Shkodrës.
Zhvillimin historik të Shkodrës e ka paraqitur TH.Ipen në mënyrë të përmbledhur, në një monografi. Ne po i referohemi shtjellimeve të tij, duke shtuar vetëm disa vëzhgime të reja. Pozicioni i qytetit të vjetër ilir Scodra, më vonë koloni romake, është përshkruar saktë nga Labeatis, Bojana (Buna) e sotme dhe Clausula, përroi i sotëm i Kirit, që kalon në krahun lindor të qytetit. Këtu, në trekëndëshin lumor, ngrihet një kodër gëlqerore me tri anë të saj, të rrëpirta, e cila, për nga forma ngjason në mënyrë të habitshme me akropolin e Athinës, sidomos kur shihet nga liqeni. Livi e cilëson qytetin si munitissima dhe difficilis aditu.
Sidoqoftë, si një pikë me mbrojtje natyrore të jashtëzakonshme, kodra ku ngrihet vendbanimi duhet të ketë qenë banuar që në kohë të shumë hershme. Rrafshi i kodrës është mjaft i shtrirë, sigurisht dy herë më i madh se akropoli i Athinës dhe, mund të mendohet se i rrethuar nga një mur i thjeshtë i llojit të gjetur nga ne, p.sh. në Gajtan, ai do t’u ketë mjaftuar banorëve për një kohë të gjatë.
Më vonë vendbanimi i zmadhuar mund të jetë shtrirë jashtë kësaj hapësire, në drejtim të shpatit jugor të kodrës, ku pjesa e sipërme e saj do të ketë shërbyer si akropol, ndërsa qyteti i vërtetë është shtrirë poshtë, në bregun e lumit. Sipas vëzhgimeve tona, në periudhën e mbretit Gent, akropoli u fortifikua me mure të fuqishme, jo të llojit primitiv, siç është e zakonshme në kështjellat e vjetra ilire, si ato që kemi gjetur në Gajtan, Marshej apo Samobor.
Edhe këtu, ashtu si në Meteon, duhet të kenë punuar mjeshtrit ndërtues grekë. Duke pasur pozicion kyç në tërë pellgun e liqenit, kështjella e Shkodrës nuk e ka humbur rëndësinë e saj strategjike për shekuj të tërë. Ajo është pushtuar me radhë nga bizanti, sllavët, venecianët dhe turqit dhe çdo ndryshim pronësie mbi kështjellën u shoqërua me rindërtime dhe ndërtime të reja, gjatë të cilave u zhdukën plotësisht të vjetrat.
Vetëm në dy vende janë ruajtur mbeturinat e kështjellës së vjetër.
Njërin e përshkruan Evans në qoshen e jugperëndimore të fortesës. Bëhet fjalë për gjurmët e një muri të ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh, pa llaç, që i kujton atij shumë mirë muret e Lissosit. Por, ne mund ta plotësojmë Evansin. Në anën fundore të kodrës së kështjellës, në lindje, aty ku ndodhet dhe pjesa më e butë, që ofron të vetmen hyrje në kështjellë, ngrihet e ruajtur ende mirë, porta e parë e fortesës mesjetare, për të cilën nuk marrim guxim të shprehemi nëse është veneciane apo turke. Në të vërtetë kemi dy porta, të cilat ndahen mes tyre nga një oborr i vogël me shtrirje gjatësore. Në murin e majtë të këtij oborri gjendet një trakt muri antik mbi 2 metër i lartë, i cili shtrihet në tërë gjatësinë e këtij muri dhe vazhdon në pjesët fundore të nisheve jugore, të portës së parë.
Muri ndiqet në portën e dytë, duke formuar këtu pjesën e poshtme të faqes lindore të korridorit të portës. Kthesa e fortë e tij, tregon se edhe këtu, në lashtësi, ka ekzituar një portë.
Gurët e murit janë punuar në përgjithësi mirë. Ashtu si në Lissos dhe Meteon, gurët e vendosur në mur lidhen me njëri-tjetrin në një sistem pseudopoligonal, i cili mundëson përdorimin e gurëve me madhësi të ndryshme në mënyrë racionale sesa sistemi i rregullt kuadratik. Te porta ndeshim një sistem të pastër kuadratik me blloqe gurësh të rregullt, të latuar bukur, siç vihet re dhe te kullat dhe portat e Lissosit.
Shumë modeste janë gjurmët e antikitetit në pjesën e poshtme të qytetit, ku shtresat e vona kulturore e kanë zhdukur antikitetin pothuajse krejt, akoma më shumë se në kala. Këtu kanë ndikuar gjithashtu rrethanat e disfavorshme të natyrës. Një pjesë e madhe e territorit të qytetit antik u përmbyt, që nga viti 1858, me lindjen e Drinasës si degëzim i Drinit. Deri në këtë vit, ujërat e Drinit kishin grykëderdhjen në jug, pranë Lezhës, por kjo gjendje nuk i përgjigjej situatës së peisazhit në lashtësi. Në lashtësi, Drini nuk e ka pasur grykëderdhjen pranë Lezhës, siç kuptohet nga të gjitha hartat mesjetare, deri në ato të kohëve të reja. Livi nuk përmend asnjë lumë pranë Lezhës, një i tillë mungon dhe te Polibi, ndërsa sipas Diodorit, gjimnazet e Lissosit gjendeshin pranë Anapos, me sa duket një lumë i tharë që kalonte në Zadrimën jugore, para ndryshimit të rrjedhës së Drinit. Në të kundërt, lidhja e Drinit me Bunën na jepet në burimet e shkruara që në lashtësi; rrjedha e tij duhet t’i përgjigjet, në pjesën më të madhe, Drinasës së sotme. Sipas Livit, Buna derdhet në Drin pas bashkimit të saj me Clausulan, ndërsa, sipas Vibius Sequester, Drini kalonte pranë qytetit Scodra.
Grykderdhja e Drinit në det duhet të përkojë në thelb me derdhjen e sotme të Bunës, mbasi te Ptolemeu II, ajo na jepet saktë mes Ulqinit dhe Lezhës.
Gjatë qëndrimit tonë të parë në Shkodër, ne njohëm pak Ultësirën e Zadrimës, në krahasim me njohjen që realizuam më vonë, gjatë udhëtimeve të tjera nga Lezha. Ndryshimet e shumta të Drinit në rrjedhën e kohës kanë krijuar këtu një rrjet të tërë shtretërish të vjetër lumorë, moçalorë ose të tharë, rezultati kohor i të cilëve nuk do të mund të provohet në detaje. Sidoqoftë, pasojë e këtyre ndryshimeve mund të jetë dhe bashkimi i mundshëm, i dikurshëm i Drinit me Bunën.
Kiri, ashtu si dhe Drini, sjell përzierje dhe masa të mëdha blloqesh shkëmbore nga malet. Sipas Pech, ultësira e Drinasës ka pësuar ngritje prej 3m gjatë 4 shekujve të fundit. Për pasojë, niveli antik gjendet thellë në sipërfaqen e sotme. Ipen informon se, sipas thënieve të personave të shumtë të besueshëm, në shpatet e brigjeve të Drinasës janë parë monumente guri me dimensione të mëdha të punuara mirë, të cilët pastaj janë mbuluar me sedimente. Sot në bregun e lumit mund të shihen gërmadha të shtëpive mesjetare të mbuluara me ujë. Të vetmet që mundëm të vëzhgonim, sigurisht mbetje antike, ishin disa blloqe të mëdhenj kuadratikë, gëlqerorë, të shpërndarë në lagjen e jashtme Bahçallëk, të cilët, me vrimëzat e tyre për vendosjen e kllapave lidhëse, si vendin e bashkimit me gurë të tjerë, dëshmojnë për gurgdhendës antikë.
Gjatë shekullit të fundit, si pasojë e ndryshimeve gjeografike të përshkruara, qyteti i Shkodrës është tërhequr nga trekëndëshi lumor pranë kështjellës së vjetër dhe është zhvendosur rreth 3 km në veri të saj, në një fushë pjellore, ku lindi një qytet i ri i begatë.
Në muzeun e kolegjit të jezuitëve, në qendër të qytetit të ri, gjendet një larmi objektesh të rralla si dhe një koleksion i vogël arkeologjik, të cilin po e paraqesim shkurtimisht.
Vetëm një pjesë e vogël objekteh vijnë nga Shqipëria. Krahas inventarit të varreve të gjetura në kalanë e Dalmacës, në Koman, dhe të publikuara në Ipen, duhet përmendur dhe një figurinë e riprodhuar prej bronzi e një fëmije 0.075 m e lartë, me patinë kafe, e gjetur me sa duket në një majë mali në Mirditë. Fëmija, galiç, me këmbën e djathtë të kapërthyer, ngre dy duart lart. Edhe koka është pak e ngritur. Duket se figurina është pjesë e kompleksit të vogël prej bronzi të Lupas me dy djemtë e vegjël që pijnë gji. Nga Durrësi vjen një terrakotë e bukur, që paraqet në karikaturë një skllav të pirë, 0.08 m e lartë, me krahë dhe këmbë në lëvizje, tashmë të humbura. Figura është dhënë lakuriq deri në vendin e përparëses që qarkon pjesën e ijeve, me kokë të anuar dhe gojë të ngërdheshur, në moment thirrjeje. Më tej një dorezë llambe prej balte, në formë gjethi 0,09 m e lartë, e zbukuruar me palmetë të bukur në reliev, disa enë prej balte, të punuara mjaft dobët, të lyera me një shtresë të hollë verniku në ngjyrë kafe, si dhe dy geme të parëndësishme prej karnoeli të periudhës romake.
Krahas tyre, objektet me origjinë joshqiptare: nga Aquilea kemi disa enë të bukura qelqi, pjesë të zbukurimeve prej qelibari (unazë dhe vathë) amorfa të mëdha prej balte me fund në majë, pjesë dyshemeje me mozaikë, shumë gjilpëra prej kocke, si dhe një luan të vogël prej guri gëlqeror, të përdorur si zbukurim varri. Prej aplike bronzi, disa gjilpëra, një stilus si dhe objekti më i rëndësishëm, një aplike bronzi, që paraqet një kokë pantere 0,035 m e lartë, 0,045 m e gjerë, e prerë në pjesën e prapme, për t’u vendosur diku. Në gojën e shqyer, pjesë të një unaze prej hekuri. Gëzofi është dhënë përmes rrathëve të inkrustruar me metal tjetër (argjend?). Nga Valsugana një dorë mermeri në madhësinë natyrore, punim më shumë i periudhës romake.
Përveç këtyre objekteve ekziston dhe një koleksion i pasur monedhash, të cilin nuk patëm mundësi ta shohim.
Në mbrëmjen e 7 qershorit kishin përfunduar përgatitjet për marshim drejt jugut dhe, ndërkohë që në mëngjes pjesa më e madhe e ekspeditës, së bashku me kolonën e kafshëve të transportit, mori rrugën e drejtë të Zadrimës për në Lezhë, Haberlandt dhe, ne, dy arkeologët, lamë Shkodrën dhe me një trap kapërcyem Kirin e mbushur plot ujë nga shirat e pranverës. Patëm dëshirë të kapërcenim Drinin në Vaun e Dejës dhe, përmes luginës së Gjadrit, të kalëronim për në fshatin Vig, për të vizituar një kastel romak të zbuluar nga Treger. Në një pikëpamje, kalërimi ishte për ne më shumë se sa një shkollë. Para së gjithash, mësuam se gjatësia e një rruge këtu duhet vlerësuar ndryshe në krahasim me rrethanat e zakonshme.
Rruga e parë që duhej të merrnim për të shkuar në Vaun e Dejës rezultoi e pakapërcyeshme, mbasi një pjesë e mirë e fushës në bregun e majtë të Drinasës ishte nën ujë, ndaj u detyruam të marrim një rrugë tjetër, duke kaluar përmes fshatrave Guri i Zi dhe Juban, rrëzë masivit gëlqeror të malit me të njëjtin emër. Më në fund, aty nga dreka, ishim në breg të Drinit, përballë Vaut të Dejës. Vetëm një lundër primitive, e punuar në tung peme, mundëson kapërcimin në një rrymë të fuqishme, e cila kalon këtu, pasi është ngushtuar nga grykat malore me masive shkëmbore dhe para se të derdhet e lirë në fushë. Pas dy orë pune mundëm të kalonim kuajt dhe bagazhet në fshatin e djegur tërësisht nga serbët gjatë tërheqjes së tyre. Pranë Laçit dolëm në një fushë të vogël moçalore. Aty, në gjysmë të rrugës, mes këtij vendi dhe Naraçit, pamë një numër tumash të rrumbullakëta, reth 2 m të larta, me një perimetër mesatar 15 m deri 20 m. Pak para Naraçit u kthyem në luginën e Gjadrit. Një monopat, në fillim i gdhendur në shkëmb lart, mbi bregun e lumit e më vonë ca gjurmë që kalonin herë djathtas e herë majtas lumit, na çuan aty nga darka, në shtëpitë e shkapërdara të Vigut.
Atë natë gjetëm mikpritje në shtëpinë në formë kulle të famulltarit, si gjithë shtëpitë e tjera, e vendosur lart, mbi luginë. Në mëngjes famulltari, padër A.Pashko Bardhi na drejtoi teposhtë luginës, për tek gërmadhat e kastelit rreth 3 km larg. Fortifikimi ndodhej në shtratin plot zall të lumit Gjadër, pranë derdhjes së Vomës, aty ku është formuar një lloj ishulli në mes të zallishtes. Një luadh plot jeshillëk, i quajtur livadhet e Gjytetes, na drejton për te kasteli, që dallon nga një mbulesë e dendur shkurresh në formë katërkëndëshe. Gjuha popullore e quan atë kalaja e Kastrës, emër në të cilin është ruajtur fjala latine castrum.
Nga kasteli me planimetri të rregullt janë ruajtur ende mirë pjesë të murit rrethues të mbrojtur nga kulla.
Dy arkeologët e huaj udhëtim në Shqipëri
Në kohën e Luftës së Parë Botërore, austriakët Kamilo Pashniker dhe Arnold Shober, arkeologë në Institutin Arkeologjik, Vjenë, gjatë shërbimit të tyre ushtarak në Malin e Zi dhe Shqipëri, i kishin vënë vetes një qëllim: hulumtimin arkeologjik të këtyre zonave, që premtonin praninë e shumë monumenteve prehistorike, antike dhe mesjetare. Rezultatet e këtij gjurmimi, që u bë në kushte lufte dhe në një terren me vështirësi të mëdha qarkullimi, janë akoma edhe sot bazë për studime arkeologjike në të dy vendet. Pashniker e Shober janë zbuluesit e disa vendbanimeve të fortifikuara, të periudhave prehistorike dhe antike të panjohura më parë. Atyre u takon merita e identifikimit dhe dokumentimit të rrënojave të Lissosit. Të dy arkeologët janë autorë zbulimesh dhe dëshifrimesh të një vargu monumentesh dhe mbishkrimesh mortore të periudhave greke e romake. Të dhënat e tyre mbi zbulimet dhe gërmimet në Shqipëri, sidomos atë të Veriut, janë përmbledhur në botimin “Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi”, që është botim i Akademisë Austriake të Shkencave, e publikuar në vitin 1919 dhe e përkthyer në shqip nga Bashkim Lahi, në vitin 2003, nga shtypshkronja “Pegi”.