E Hënë, 2 Nëntor 2026

Taksat kombëtare, sa i paguajmë shtetit për shërbimet

08/05/2005  Nga taksat për një telefon fiks në shtëpi deri te faturat për regjistrimin e pasurive

Për të patur një telefon në shtëpi, nuk është e mjaftueshme të paguash vetëm numrin e telefonit dhe aparatin. Shteti të kërkon një shumë simbolike çdo vit për të gjithë ata që u pëlqen të kenë shërbimin e telefonisë fikse. Po kështu bëjnë dhe operatorët celularë me këdo që ka numra me kontratë apo me parapagim. Të gjitha shërbimet që na vihen në dispozicion nga shteti, kanë një faturë në fund dhe shumë prej tyre hyjnë në sistemin e taksave kombëtare, që jemi të detyruar t’i paguajmë në mënyrë direkte apo indirekte. Shumë prej tyre i paguajmë vetëm në momentin kur na nevojitet shërbimi, por ka taksa të tilla, si pagimi i faturës së televizorit që e paguajmë një herë në vit dhe shteti nuk do të dijë nëse kemi apo jo televizor në shtëpi. Gjithsesi duket se sa herë që shkojmë në derën e shtetit për të marrë një vërtetim, fatura është e paracaktuar dhe në çdo fillimviti shteti rinovon ose lë në po ato nivele taksat e veta kombëtare. Kështu, në rast se kemi një pronë të blerë që duam ta regjistrojmë, shteti ka tarifën prej 300 lekësh vetëm për të paraqitur kërkesën. Jo vetëm për regjistrimin e pasurive, por dhe kur kërkojmë një dokument në prokurori, të nevojshme për të bërë një pasaportë, sërish ne paguajmë një faturë të vogël prej 100 lekësh. Duket se taksat kombëtare janë kudo, madje dhe kur regjistrohemi në arsimin e lartë dhe duhet të paguajmë 200 lekë. Sipas të dhënave, janë 33 taksa kombëtare të aplikueshme, sipas institucioneve që qarkojnë jetën tonë sociale dhe financiare dhe na detyrojnë të paguajmë, madje dhe kur jemi jashtë shtetit. Kështu, ne paguajmë në dyert e konsullatave tona jashtë shtetit për pasaportën që mund të na ketë humbur apo për një vërtetim që na vihet në dispozicion. Duket se ajo që na rëndon më shumë në kurriz kur paguajmë për shërbimet që na vihen në dispozicion nga shteti, janë taksat noteriale, të cilat janë të caktuara në euro dhe mjafton të të duhet një prokurë e noterizuar për të paguar 20 euro, të cilat shkojnë në favor të shtetit. Po kështu ndodh kur duhet të marrësh patentën e makinës dhe mes gjithë taksave të tjera, duhet të paguash edhe taksën shtetërore, që shkon nga 2 mijë deri në 4500 lekë në varësi nga tipi i patentës. Kështu, edhe pse nuk jemi drejtpërdrejt objekt të taksave kombëtare, jemi gjithmonë nën ndikimin e tyre, duke i “dedikuar” një pjesë të buxhetit tonë.

Taksat kombëtare

• Taksat portuale

• Taksat për shërbime konsullore

• Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja

• Taksa e importimit të automjeteve të përdorura

• Taksa e pajisjes me leje drejtimi automjeti

• Taksa e përdorimit të aparateve radiotelevizive

• Taksa e përdorimit të numrit telefonik

• Taksa për veprime e shërbime nga administratat

• Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë

• Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve

• Taksa vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive

Taksat kombëtare

• Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë

• Taksa e pajisjes së personave me pasaportë lundrimi

• Taksa e akteve dhe e pullës

• Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit

• Taksa për mbikalimet ajrore të avionëve në territorin e Shqipërisë

• Taksa e rentës minerare

• Taksa e kalimit të drejtës pronësisë për pasuritë e luajtshme • Taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve

• Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin

• Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve

• Taksa për regjistrimin e lojërave të fatit, për kazinotë

Taksat kombëtare

• Taksa mbi pasurinë e paluajtshme

• Taksa mbi ndërtesat

• Taksa për tokën bujqësore

• Taksa vendore për biznesin e vogël

• Taksa e fjetjes në hotel

• Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja

• Taksa mbi kalimin e të drejtës pronësisë pasuritë e paluajtshme

• Taksa e regjistrimit të përvitshëm të automjeteve

• Taksa për zënien e hapësirave publike

• Taksa e tabelës

• Taksa të përkohshme

Taksat për shërbime të administratës gjyqësore e prokurorisë

Për regjistrimin e personave fizikë e juridikë privatë (shtetas shqiptarë). 1 000

Për regjistrimin e personave juridikë privatë (shtetas të huaj) 4 500

Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit 100

Për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit 100

Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyrat e gjendjes gjyqësore 100

Për legalizimin e akteve të noterisë nga Ministria e Drejtësisë 100

Taksat për shërbimet konsullore

Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit 2000 lekë

Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë 50 EURO

Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 EURO

Për leje kalimi 200 lekë

Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 EURO

Taksa e vizës për shtetasit e huaj Reciprocitet

Taksat për përdorimin e telefonave dhe televizorëve

Telefonia fikse kabllore 200 lekë në vit

Telefonia celular me kontratë 400 lekë në vit

Telefonia celular me parapagim 700 lekë ( kur ble numrin)

Për marrësit radiofonikë 100 lekë

Për marrësit televizivë 400 lekë

Për veprimet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Në lekë

Kërkesa për regjistrimin e pronësisë të pasurisë së paluajtshme 300

Kërkesa për regjistrimin e pjestimit, ndarjes ose bashkimit të pasurisë së paluajtshme 300

Kërkesa për përgatitjen e dokumenteve për në gjykatë ose organ tjetër administrativ 150

Kërkesa për regjistrimin për kalim pronësie, qiraje, nënqiraje 300

Kërkesa për regjistrim hipoteke ligjore 150

Kërkesa për regjistrim përfshirje hipoteke ligjore 150

Kërkesa për regjistrim përfshirjen e një vendimi gjykate a të një akti administrativ 150

Kërkesa për regjistrim servituti, marrëveshjeje kufizuese 150

Kërkesa për regjistrim për fshirjen e një servituti, marrëveshjeje kufizuese 150

Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme 100

Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi 300

Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike mbi pasurinë e paluajtshme nga personat fizikë dhe juridikë me banim jashtë shtetit 300

Për lëshimin e certifikatave të pasurisë 100

Për lëshimin e çdo kopjeje të certifikatës së pasurisë 50

Për leshimin e çdo akti të te interesuarve për veprimet hipotekore 50

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›