KLSH: Ndjekje penale për dy drejtorë të PD në Shkodër

Kreu i KLSH, Bujar Leskaj
Krerët e DAR dhe të Spitalit abuzuan me tenderët dhe honoraret.
Ndjekje penale për dy drejtues institucionesh të rëndësishme arsimore e shëndetësore në qytetin e Shkodrës. Auditi i KLSH-së në Drejtorinë Arsimore dhe Spitalin e këtij qyteti ka evidentuar dhjetëra shkelje. Abuzime me tenderët, honorare duke shkelur ligjin dhe një sërë mangësish të tjera në ushtrimin e detyrës.
Drejtoria Arsimore
Dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga shkeljet në DAR-in e Shkodrës arrin në vlerën rreth 4,3 milionë lekë. Për të paktën tre tenderë është shkelur ligji për prokurimin publik, ndërsa janë evidentuar parregullsi me listëprezencat dhe me honoraret e punonjësve.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)