E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinemaja hispanike në Berat

Pas Korçës, është radha e qytetit të Beratit për t'u njohur me kinemanë e hispanike. Ambasada Spanjolle, prej dy ditësh ka nisur në këtë qytet projektimin e filmave në gjuhën spanjolle, në kuadër të javës së Kinemasë në Spanjisht, pjesë e programacionit kulturor të Ambasadës së Spanjës në Shqipëri. "Iberoamerika në ekran" ka nisur me projektimin e filmit "Elsa dhe Fredi", një bashkëprodhim mes Argjentinës dhe Spanjës, i cili u prezantua nga ambasadori i Spanjës.

Kinemaja hispanike konsiderohet si një kinema e pasur në tematikë dhe imagjinatë, por që has në të njëjtët probleme si kinemaja shqiptare, si p.sh., mungesa e politikave shtetërore të orientuara ndaj krijimit të industrive audiovizuale apo mungesës se investimeve private, problemet e daljes (shpërndarjes dhe shfaqjes). Formula të tilla, si nxitja e bashkëprodhime, që promovohen nga Spanja, janë një alternativë për të përballuar mangësitë e tregjeve të saj. Filmat që marrin pjesë në këtë cikël janë bashkëprodhime si rezultat i kësaj formule. Përgjatë një jave, publiku ka mundësinë të ndjekë filmat "Kaçimba", (Kili, Argjentinë dhe Spanjë); "Luleshtrydhe dhe Çokollatë" (Kubë, Meksikë dhe Spanjë); "Udhëtimi drejt Detit" (Uruguaj dhe Argjentinë); "Një Ari i Kuq" (Argjentinë dhe Bolivi) dhe "Havana Blues" (Spanjë dhe Kubë)


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›