E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, ne Kosove: Integriteti territorial e pavaresia, ceshtje te mbyllura

Kreret me te larte te shtetit te Kosoves kane pritur dje Presidentin e Shqiperise, Bujar Nishani, ne vizites e tij te pare si President. Kreut te shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i eshte rezervuar nje pritje e vecante nga Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaci, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, Kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa, si dhe nga zyrtare te tjere te Kosoves. Procesi i integrimit, zgjerimi i hapesirave te bashkepunimit ne fusha te reja, si dhe marredheniet mes Kosoves dhe Serbise kane qene disa nga temat e diskutimit mes Presidentit te Shqiperise, Nishani, dhe zyrtareve te larte te Kosoves. Gjate takimit dhe konferences se perbashket me Presidenten e Kosoves, Jahjaga, Presidenti i Shqiperise, Nishani, u shprehur se vizita e tij e pare si President ne Kosove do te shenohet si kujtimi me i bukur ne jeten e tij. Presidenti Nishani deklaroi se Kosova e pavarur eshte tashme nje realitet i pamohueshem, duke nenvizuar perparimin e madh qe eshte bere se fundi. Nishani shprehu qendrimin e tij per mbeshtetjen e dialogut Kosove-Serbi si e vetmja rruge drejt integrimit ne BE, ndersa theksoi se Pavaresia e Kosoves dhe kufijte e saj jane te pakthyeshem. "Kosova e lire, e pavarur, demokratike dhe sovrane eshte sot jo vetem nje realiteti i pakthyeshem, por nje faktor i domosdoshem per paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik ne gjithe rajonin e Ballkanit", - u shpreh Nishani. I pyetur se cili eshte qendrimi i tij per formatin e ri te bisedimeve ne dialogun politik me Serbise dhe Kosoves, Presidenti Nishani u shpreh se komunikimi eshte i vetmi mjet per te zgjidhur problemet mes 2 shteteve. "Shqiperia ka mbeshtetur dhe do te vijoje te mbeshtese angazhimet e Kosoves, te parlamentit e qeverise ne kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu eshte mjeti me efikas dhe me europian i trajtimit sot te te gjitha problemeve qe mund te kene vendet e ndryshme. E shkuara e Kosoves ka qene e mbushur me veshtiresi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithe Ballkanit eshte qe te gjithe duhet te komunikojne dhe sepse dialogu eshte mjeti per te fituar frymen e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit", - theksoi Nishani. Qendrimin e Nishanit e vleresoi dhe Presidentja kosovare Jahjaga, e cila shtoi se dialogu ka nxjerre gjithmone Kosoven fituese ndaj nuk ka arsye qe te mos vijoje. "Dialogu eshte e vetmja alternative qe duhet te normalizohen marredheniet mes Kosoves dhe Serbise. Nuk ka alternative tjeter qe ka pas ky proces deri tani sa dialogu dhe ky duhet te mbyllet ne interes te integrimit europian. Dialogu realizohet si nje proces i vullnetshem dhe duhet te jete i qendrueshem. Kosova nuk ka dale humbes ne gjithe proceset e bisedimeve, por fitues. Dhe ne gjithe marreveshjet e zhvilluara deri tani kemi qene fitues", - u shpreh Jahjaga. Gjithashtu, Nishani ka komentuar edhe perfundimin e mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves. Sipas Presidentit te Shqiperise, ky moment do te shenoje nje hap tjeter historik per Kosoven. Ndersa Presidentja Jahjaga e pyetur se cfare perfaqeson heqja e mbikeqyrjes per Kosoven ne marredheniet me Shqiperine, u shpreh se, "kufiri mes Kosoves e Shqiperise do te jete nje kufi europian qe bashkon njerezit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›