Dhimbjet kronike, gratë vuajnë më shumë
Një shoqërues "i pakëndshëm", që na pengon të punojmë, të përqendrohemi, të bëjmë jetë të shëndetshme sociale, madje dhe të flemë. Sipas një studimi të kryer, dhimbjet kronike preferojnë më shumë seksin femër, meqenëse nga këto patologji vuajnë 57 në 100 të tilla. Sëmundjet që prekin më shpesh gratë janë: migrena, artroza, artritet, osteoporoza dhe dhimbjet e shpinës.
"Janë situata që zgjasin shumë kohë në jetën e grave", tregojnë mjekët. Nga studimi i bërë në një kampion prej 514 grash nga mosha 30 deri në 75 vjeçe, doli se 88 për qind kanë vuajtur nga dhimbjet kronike për më shumë se një vit, madje në mënyrë shumë intensive. Eksperienca e dhimbjeve rritej me moshën, duke qenë se nga 60 deri 75 vjeç vuanin 70 gra në 100 të tilla. Por, nuk ngelen pas edhe më të rejat: thuajse një në tre me moshë nga 30 në 40 vjeçe tregoi se vuante nga dhimbja e vazhdueshme e kokës, e sidomos migrena. "Objektivi i këtij studimi është që të hedhë dritë mbi një problem të cilin shumë tentojnë ta harrojnë. Gratë me dhimbje kronike shpesh braktisen nga mjekët dhe institucionet, shpesh të paaftë t‘u japin zgjidhje këtyre problemeve", tregojnë mjekët. "Fakti që kjo lloj dhimbjeje prek më shumë femrat është i lidhur me estrogjenet. Kur janë të pranishme në sasi shumë të lartë në organizëm këto hormone influencojnë në sistemin nervor, duke e bërë më reaktiv ndaj stimujve, si për shembull ndaj atyre të dhimbjeve. Estrogjenet përshpejtojnë aktivitetin konjektiv të trurit të lidhur me kujtesën. Kjo do të thotë se gratë janë më të kujdesshme ndaj stimujve të dhimbjeve, i regjistrojnë me intensitet më të madh dhe e kujtojnë më mirë kur shfaqet sërish. Për këtë arsye duhet kuruar menjëherë para se truri të memorizojë gjithçka", thotë Anna Aloisi, docente fiziologjie. Më tej profesoresha shton: "Burrat janë më të mbrojtur nga testosteroni, që luan një rol ndalues në tru dhe arrin të zgjedhë stimujt e dhimbshëm dhe të kujtojë me më shumë vështirësi episodet e ndodhura në të kaluarën". Nga ana tjetër, studimi tregoi edhe se ato gra që i kushtonin më shumë rëndësi shëndetit ishin gratë e divorcuara ose të martuara. "Gratë që kanë fëmijë kuroheshin më shumë se ato pa fëmijë, sepse të jesh pjesë e një rrjeti familjar rrit ndjenjën e përgjegjësisë", përfundojnë mjekët.
Migrena, më e tmerrshmja
Dhimbja e kokës nuk është më një simptomë e thjeshtë, por një sëmundje e vërtetë, si gjithë të tjerat, që shkaktohet nga pakësimi i lëndës gri në disa zona cerebrale, përgjegjëse për dhimbjen. Të paktën ky është rezultati i asaj që ka dalë nga një studim i kryer prej një grupi shkencëtarësh anglezë mbi 54 gra: 27 të shëndetshme dhe 27 që vuanin nga migrena. Kështu, pas më shumë se 4 mijëvjeçarë pyetje dhe përgjigje, një grup neurologësh anglezë, për herë të parë në botë, kanë "fotografuar" migrenën me një version special të rezonancës manjetike cerebrale, të ashtuquajtur "voxel-based morphometry", që përdor analizën morfometrike, e aftë për të evidentuar edhe ndryshimet më të vogla të lëndës gri ose të bardhë, në zona të veçanta që nuk mund të shihen me analizat tradicionale. "Në rastet më të rënda kemi arritur të shohim pakësimin e lëndës gri ose të bardhë në qendrat përgjegjëse për dhimbjen, shpjegon një neurolog i Universitetit të Harvardit. Për herë të parë kemi treguar se migrena nuk është vetëm një shqetësim funksional, por një sëmundje e vërtetë me bazë në strukturën e trurit". Megjithatë, më shumë se një javë më parë, një tjetër kërkim i "Havard Medical School" tregonte se migrena provokonte një trashje të kores së trurit në zonat e lidhura me shikimin. Një rezultat vërtet i rëndësishëm për të shpjeguar se përse në disa raste krizat shoqërohen me shenja epilepsie, duke shkaktuar ndryshime edhe në pamje. Pakësimi i lëndës gri, i vëzhguar nga ekipi i mjekëve, është i lidhur me përkeqësimin e sëmundjes dhe me shpeshtësinë e krizave. "Sa më shumë është evident fenomeni, aq më shumë, aq më të rënda dhe më të shpeshta janë dhimbjet, por akoma nuk ka të dhëna nëse kjo atrofi e lehtë ndryshon funksionet konjektive", thonë ata. Specialistët kanë treguar gjithashtu edhe për raportin e ngushtë mes dhimbjes së kokës (vetëm në rastet më të rënda me 3 deri në 4 herë në muaj) dhe obezitetit. "Rreth 30 për qind e personave që vuajnë nga migrena, shpjegon mjeku, janë në mbipeshë dhe vuajnë nga obeziteti. Në popullsinë normale kjo përqindje nuk i kalon 10-15 për qind. Faji është i gjithi i ndryshimeve në metabolizmin e glukozës në pacientët me migrenë". Gjithashtu, rritja në peshë e personave me migrenë është e lidhur ngushtë edhe me faktin se shumë nga ilaçet e përdorura për të qetësuar dhimbjet, si për shembull betabllokuesit, provokojnë gjatë një trajtimi prej gjashtë muajsh një rritje të peshës trupore nga 3-6 kile. Kështu, mes migrenës dhe obezitetit ekziston një lidhje e ngushtë: në praktikë njëra favorizon tjetrën. Rritja e peshës trupore në fakt rrit dhimbjet dhe frekuencën e krizave të dhimbjes së kokës, që rrezikojnë të bëhen kronike, ndërsa vetë migrena është shkaku i obezitetit. Atëherë mjekët përqendruan vëmendjen në metabolizmin e glukozës te personat që vuanin nga migrena dhe zbuluan se këta pacientë tregonin "rezistencë ndaj insulinës", ose një kapacitet më të ulët për ta përdorur glukozën në nivel qelizor dhe një kërkesë gjithmonë e më të madhe për insulinë në pankreas. Por nëse ata që vuajnë nga dhimbjet më të forta mund të gjejnë shpëtim veçse te ilaçet, kush vuan nga dhimbjet më të lehta mund të gjejë qetësi edhe me metoda të ndryshme natyrale për shkak të efektit qetësues që japin. "Për këtë u këshillojmë të gjithë pacientëve një dietë të kombinuar mirë", tregojnë mjekët. Kështu, në praktikë, përveçse duhet ndjekur një mënyrë ushqyerje shumë e varfër me yndyra, duhet hequr dorë edhe nga disa përbërës ushqimorë si djathi, çokollata, vera, banania, prodhimet e detit, frutat e thata, agrumet dhe domatet. Gjithashtu u zbulua se nga migrena vuajnë më shumë gratë se burrat (në një raport pesë me një) rreth moshës 30-40 vjeç, dhe siç e thamë më lart, personat obezë. Ndërsa për sa u përket fëmijëve, vetëm 5-6 për qind e tyre preken nga migrena pa ndryshime të mëdha mes sekseve. Origjina e sëmundjes është e trashëguar, ndërsa ilaçet për shërimin e saj nuk janë gjetur akoma. Ndërkaq, në Amerikë disa qendra kërkimi po eksperimentojnë efektin e stimuluesve elektrikë mbi sëmundjen. Bëhet fjalë për aparate speciale që synojnë të pakësojnë dhimbjet duke aplikuar goditje të lehta elektrike në zverk, ose në majë të kokës. Të dhënat mbi efikasitetin e kësaj metode janë akoma të pabazuara, megjithatë mjekët që e kanë propozuar nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ndjekur shembullin e Sriboniuis Largus, mjekut personal të Perandorit Klaudio. Teknika e tij për të luftuar dhimbjet bazohej në aplikimin e një peshku elektrik të gjallë në zonën e dhimbjeve, ose në një legen ku pacienti fuste këmbët për të marrë "goditjen" elektrike. Efekti, edhe pse nuk ishte një reduktim total i dhimbjes, ishte të paktën një ndjenjë e këndshme nga mpirja e pjesës ku ndieje dhimbje.