Sekretet e Mbretëreshës Sofi
"Mund t‘i kuptoj, t‘i pranoj dhe t‘i respektoj njerëzit me një tendencë tjetër seksuale. Por ajo që nuk arrij të kuptoj është se a ndihen krenarë që janë homoseksualë? Dhe ndryshe nga ata, ne a do të zbrisnim në shesh për të protestuar për të drejtat tona, ashtu siç bëjnë homoseksualët"? E kush do ta kishte imagjinuar që një mbretëreshë mendon kështu, aq më tepër kur të gjithë e njohin si një grua të rezervuar e të turpshme. Në shfaqet e shumta publike ajo dukej gjithmonë e qeshur dhe fjalëpakë; ose kur fliste, përsëriste fjali të shkurtra me qëllim të mirë. Kjo ka qenë figura e saj për vite me radhë, deri para pak ditësh, kur publikimi i një libri me intervista i Mbretëreshës Sofia provokoi në Spanjë një gjendje të tensionuar dhe shumë debate. "Nuk mund të flas", i thotë mbretëresha gazetares, e cila e pyet se çfarë mendon ajo për shprehjen "pse nuk e qep", që bashkëshorti i saj Huna Korlos i tha një vit më parë Hugo Çavesit. Por duket se rezervimi i sovranes merr fund këtu.
Në 300 faqe tregim, mbretëresha flet për gjithçka, veçanërisht për politikën, me një vizion për botën shumë pranë të djathtës politike dhe në një linjë perfekte me idetë e kardinalit Rouko Varela, arqipeshkvi ultrakonservator i Madridit.
Opinioni juaj për abortin dhe vdekjen e vullnetshme... "Për abortin jam tërësisht kundra, ndërsa jeta dhe vdekja nuk janë në dorën tonë". Martesat gej? "Nëse këta njerëz dëshirojnë të jetojnë së bashku, të fejohen dhe të martohen, mund të jetë e drejta e tyre, ose jo, sipas ligjeve të shtetit të tyre. Por nuk duhet ta quajnë martesë, sepse nuk është".
Duke qenë se është në prag të 70-ve, Sofia e Greqisë flet me siguri dhe liri të plotë. Me pak fjalë përmbledh çështjet që prej vitesh janë në qendër të përplasjes politike dhe që përçajnë shoqërinë spanjolle. Sofia thotë se "fëmijëve u duhet mësuar feja në shkollë, të paktën deri në një moshë të caktuar, sepse ata kanë nevojë për një shpjegim të origjinës së botës dhe jetës". Mbretëresha është e bindur se Keuta dhe Melilla janë troje spanjolle dhe shpjegon se Mbreti Muhamed i Marokut, ashtu si babai i saj, duhet të protestojë mbi këtë çështje, e cila vazhdon të jetë e hapur. Më pas kujton "mërzitjen" e vitin të kaluar të shkaktuar nga disa foto të familjes mbretërore në Katalonja. Sofia mundohet të justifikohet: "Fundja, janë vetëm foto, copa letre që do të zhduken shpejt".
Dhe në fund ajo siguron se vazhdimësia në krye të shtetit është e garantuar. "Mbreti nuk do të heqë dorë kurrë. Dorëheqja nuk ka bërë kurrë pjesë në planet tona.
Vendimi i mbretëreshës për të thënë "të vërtetat" mbi veten dhe familjen nuk e ka tronditur Shtëpinë Mbretërore, e cila ka konfirmuar se ka pritur me shumë dëshirë publikimin e librit të titulluar "Mbretëresha e parë nga afër". Reagimet më të ashpra kanë ardhur nga organizatat e homoseksualëve, të cilët pretendojnë që mbretëresha t‘ui kërkojë të falur sepse i ka ofenduar. Ata kërcënojnë se do të dalin në një protestë për të ndryshuar sistemin e qeverisje, nga Monarki në Republikë. Ndërsa zëdhënësi i partisë socialiste është shprehur prerë: "Fatmirësisht, në shtetin Spanjoll, mbreti mbretëron por, nuk qeveris. Gjithashtu as mbretëresha nuk qeveris". Pas publikimit të librit shumë parti politike thonë se me deklaratat e Sofias është thyer "parimi i neutralitetit" të monarkisë.