Dhjete personalitetet e vitit, vendos populli
Kriteri kryesor eshte qe ata te kene dhene kontribut ne komunitet
Te gjithe ata qe kane mirembajtur nje rruge, kane strehuar nje te varfer, apo kane dhene kontribut per zhvillimin e Tiranes, do te mund te propozohen per t'u shpallur "personaliteti i vitit". Gjithsej do te shpallen 10 te tille, qe te gjithe fale propozimit te bere nga njerez te zakonshem. Sepse ne fakt, te zakonshem do te jene edhe te zgjedhurit. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranes, projekti me i ri i ketij institucioni ia ka lene ne dore popullit te Tiranes, qe te shfaqe vleresimin qe ka per cdo figure. Nje nisme e tille do te funksionoje ne forme konkursi. E vecanta eshte se zgjedhja behet nga populli. Jo me njerez te quajtur VIP, por njerez teper te thjeshte qe ne fakt bejne gjera te medha. Sipas keshilltares se burimeve nga bashkia, ky projekt, ashtu si dhe shume te tjera qe bashkia e Tiranes organizon, synon kthimin ne tradite te ketij evenimenti, ku do te promovohen 10 personalitetet me te rendesishem te vitit, qofshin keta te njohur dhe jo vetem, mjafton qe me vepren e tyre t'i kene ofruar komunitetin kryeqytetas dicka te vecante e sigurisht te rendesishme. "Kriteret jane te hapura. Mendimi i lire i kryeqytetasve do te percaktoje dhjeteshen me te rendesishme te vitit 2007", ben te ditur bashkia e Tiranes. Sipas ketyre te fundit, me kete ndermarrje interesante ne kete fundvit, bashkia kerkon te stimuloje elementet e vyer te komunitetit tone, dhe t'i ktheje ata ne nje shembull te gjalle, frymezues e te shkelqyer per qindra e mijera qytetaret e saj. Institucioni ne fjale eshte i hapur per te pritur propozime duke filluar nga dita e sotme djeshme e deri me 24 dhjetor, e cila eshte dita e fundit e pranimit te tyre. Me pas, te dhenat e mbledhura do t'i dorezohen nje jurie prestigjioze, te perbere nga emra te njohur ne fushen e artit, letrave, sportit, biznesit, sociale etj, qe do te vleresoje propozimet dhe votimet e qytetareve, te ardhura ne ditet pararendese. Me 26 dhjetor, ne nje mbremje feste, te hapur per publikun dhe mediat, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, se bashku me te ftuar te tjere, do te nderojne fituesit e edicionit te dyte "10 Personalitetet e Vitit" per vitin 2008. Jane vete qytetaret, ata qe propozojne dhe votojne "heronjte" e perditshem, ata qe jetojne vetem nje dere larg nesh. Per te propozuar dhe votuar njekohesisht, te gjithe qytetaret mund te perdorin disa menyra, sipas preferences dhe lehtesive.