Ekspertet: Juridiku, ne prag shembje
Godina e Fakultetit te Drejtesise eshte ne rrezik shembjeje. Mjafton nje termet i lehte dhe askush nuk ka pike sigurie qe ai te mos jete fatal per rreth 2500 studentet e ketij fakulteti. Te gjitha keto konkluzione kane dale pas studimeve dhe vezhgimeve qe kane kryer ekspertet, te cilet prej me shume se nje muaji po masin parametrat inxhinierike. Nje gje e tille ndodhi pas carjeve qe ishin theksuar se tepermi ne kete ndertese. Keshtu, ekspertet kane sugjeruar qe godina te shembet dhe te rindertohet nga e para.
Shembja
Ne fakt, deri tani ekspertet jane perballur vetem me thellimin e vazhdueshme te carjeve, megjithate, asgje nuk mund t'i siguroje ata se nese ndodh ndonje lekundje termeti, studentet mund te mos vriten. Eksperienca e deritanishme ka treguar se problemi ka ardhur duke u perkeqesuar, dhe keshtu do ndodhe edhe ne vazhdim. Ne raportin derguar Universitetit te Tiranes, grupi i eksperteve nga Ministria e Transporteve kane konkluduar se jeta e studenteve eshte ne rrezik, dhe se ky rrezik duhet parandaluar. Relacioni i tyre, rekomandon ndalimin kategorik te kthimit te studenteve ne keto ambiente. Megjithate, ekspertet do te vazhdojne me studimin e metejshem te gjendjes se godines per te pare nese ajo duhet shembur teresisht. Gati dy vjet qe pas shenjave te para te plasaritjeve, ato jane thelluar edhe me, gje qe tregon se tavani nuk eshte i sigurt dhe carjet vazhdojne te avancojne. Por jo vetem muret, tashme demtimi eshte aq i dukshem, saqe ka pesuar rreshqitje edhe dyshemeje e hollit kryesor te godines se Drejtesise. Ekspertet e Inxhinierise se Ndertimit kane konkluduar se shkak per kete gje, jane bere kolonat mbajtese te shteses se Shkencave Sociale, te cilat kane demtuar themelet e godines ekzistuese. Pikerisht per kete arsye ata kane bere matje te vazhdueshme dhe ne tre auditoret me te demtuar te katit te pare ata kane vene mates xhami, nje pjese e te cileve jane thyer. Sipas tyre, kjo tregon se nuk behet fjale per stabilizim te shteses se re, por per nje demtim te themeleve te godines ekzistuese, e cila vazhdon te jete e paqendrueshme, duke i thelluar edhe me carjet.
Mesimi
Megjithate, pas nje pezullimi disa javor te mesimit, studentet e Fakultetit Juridik, kane rifilluar dy dite me pare procesin mesimor ne ambientet e Kinoklubit te qytetit studenti. Atyre u jane vene ne dispozicion tre salla te medha per te zhvilluar leksionet, gjate oreve te paradites, ndersa seminaret do te zhvillohen pasdite, ne ambientet e gjimnazit "Petro Nini". Por, kjo zgjidhje e perkohshme ka corientuar te rinjte, te cilet leksionet duhet t'i zhvillojne paradite ne keto mjedise,ndersa seminaret pasdite ne gjimnazin "Petro Nini". Edhe pse per 2500 studentet e drejtesise eshte dhene nje zgjidhje emergjente, Fakulteti i Shkencave Sociale vijon ende te mos zhvilloje mesimin. Kjo, per shkak se Fakulteti i Gjeologji-Minierave, ku ishte parashikuar qe te zhvillonin procesin mesimore, nuk u ka mundesuar hapjen e auditoreve pasdite. Keshtu, e vetmja alternative e hapur per ta, mbeten auditoret e Universitetit Bujqesor te Tiranes, ne Kamze, gje qe per ta eshte e papranueshme. Per kete shkak ata kane zhvillua protesta para godines se Ministrise se Arsimit dhe Shkences, duke kerkuar nje zgjidhje me optimale. Por, nje tjeter proteste ka ngritur kryet nga arsimi i larte. Kete here kane qene studentet e Fakultetit te formimit te pergjithshem te Fizikes dhe Matematikes, te cilet kane protestuar perpara MASH. Prej kater muajsh ata i kerkojne kreut te ketij institucioni, qe fakulteti i tyre te mos jete i asociuar por i pavarur, si dhe t'i ndryshohet emertimi fakultetit, pasi ai aktual zbret ne nivel gjimnazi. Te rinjte e ketij fakulteti prane UP, paralajmerojne nje seri protestash deri ne zgjidhje te problemit, nderkohe qe kane bojkotuar edhe mesimin.