Dhjetë ton për gjashtë muaj, shifra të frikshme droge nga Saranda drejt Greqisë
Sasia e drogës, e transportuar nga Saranda në drejtim të Greqisë përmes detit, po kap shifra të frikshme nëse u referohemi vetëm sasive të kapura nga policia greke. Skafistët e gomones Evangelistria, që u nis nga Lukova dhe u kap në Kefalonia me sasi tepër të mëdha droge, duket se kanë hedhur sasi të mëdha droge edhe në det. Edhe sot në zonën detare “Afales” të Itakës u gjeten 3 pako me 5 kg hashash, duke e çuar sasinë totale të sekuestruar në gomone ne 998 kg.
Nga fillimi i vitit deri më sot janë kapur rreth 10 ton drogë. Sasia e drogës e nisur nga Saranda dhe e kapur ne Igumenice, Patra, Korfuz, Kefalonia ka shkuar në 7 ton e 340 kg marijuanë. Sasia e kapur në Sarandë është 3 ton e 165 kg. Në total është 10 ton e 505 kg marijuanë, një shifër kjo e frikshme, që tregon nivelin ku ka arritur trafiku i drogës në jug të vendit, i cili ka kryesisht si bazë prodhuese Lazaratin.