E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë vjet pension me dokumente false, gjykata dënon të moshuarin

Pensionet-Te-Moshuarit-20-m—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Një 64-vjeçar është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë Tiranë, pasi për një periudhë 11-vjeçare ka përfituar pension të parakohshëm me anë të dokumentave të falsifikuara.

D.Tanushi, 65-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, para disa vitesh me ndihmën e një personi të panjohur ka bërë dokumentat që të marrë pension pleqërie të parakohshëm.

Këtë e ka realizuar me paraqitjen e certifikatave të fallsifikuara në emër të tij, duke ndryshuar moshën. Me vendimin nr. 974 datë 20.03.2000 i pandehuri Tanushi e ka përfituar pensionin e pleqërisë. Këtë pension ai e ka tërhequr çdo muaj nga viti 2000 deri në vitin 2011, kohë në të cilën është konstatuar se me dokumenta të fallsifikuara ka nxjerrë dhe kartën e identitetit që ka përdorur për tërheqjen e pensionit.

Kur ka dashur të rinovojë kartën e identitetit i kanë dalë probleme me kompaninë Aleat për nxjerrjen e kartës së identitetit me gjeneralitete të rregullta.

Kompania duke verifikuar të dhënat ka zbuluar mashtrimin dhe organi i akuzës,  ka kryer veprime hetimore për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit për përfitimin e pensionit në mënyrë të padrejtë dhe për veprën penale fallsifikimit të letërnjoftimit ndaj D.Tanushit.

Gjykata, pak ditë më parë, pezulloi dënimin me burgim, me kusht prej dy vjetësh kohë prove, ai të mos kryejë vepër tjetër penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›