Rama: Detin në sektorin ekonomik, mund të hapim 15 mijë vende pune
Tiranë- Kryesocialisti Edi Rama mori pjesë sot në Forumin Prespektiva Ekonomike të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë teksa ka theksuar se situata ekonomike në Shqipëri është e rëndë, në një kohë kur siç tha kryesocialisti, borxhi publik rrezikon që të dalë krejtësisht nga kontrolli.
Ndërsa duke ju referuar programit të rilindjes për daljen nga kriza, ai tha se kjo është një shans për rrugëdalje të re për PS-në.
Për sa i takon borxhit publik, Rama tha se do fillojmë bashkëpunimin me FMN-në, me sipërmarrjen dhe një punë për ristrukturimin e borxhit.
Jemi përballë një borxhi që rrezikon të dali krejtësisht nga kontrolli, përballë një rënie dramatike të të ardhurave nga ndërtimi, shterimi i modelit të dalë mode deri më sot koiçidon me një situatë globale, kriza fqinje ka ndikuar drejtpërdrejt mbi Shqipërinë, panorama e përgjithshme dihet, ajo që mbetet për t’u ballafaquar është rruga dhe mjetet për të dalë në anën tjetër. Çdo krizë është një mundësi, shans edhe një rrugëdalje e re, ne duam ta shohim e ta shfrytëzojmë këtë krizë si një rrugëdalje e besojmë se do tja dalim.
Sipas kryesocialistit Rama, modeli aktual ekonomik Nuk prodhon energji të reja dhe nuk prodhon stabilitet ekonomik financiar.
Në fjalën e tij, Rama duke ju përgjigjur interesit për programin e Partisë Socialiste për punësimin, ka theksuar se PS-ja beson në hapjen e 300 mijë vendeve të punës në 4 vitet e para të qeverisjes sidomos në hapësirën rurale. Një tjetër mundësi për hapjen e vendeve të punës, Rama tha se është edhe shfrytëzimi i detit. Jemi vendi i vetëm tha Rama që jemi pranë detit dhe e zhvillojmë ekonominë me kurriz nga deti.
Ne jemi të vetëdijshëm që nuk e mbysim punësimin thjesht me ligje, po duhet edhe vetë me financime për hapjen e vendeve të reja të punës, plani është që në 4 vitet e ardhshme ivenstimin e 120 mln dollarëve për punësim të drejtperdrejtë për 40 mijë njerëz. Të hedhim hapa për të përfshirë detin, në sektorin ekonomik jemi i vetmi vend që ndërpritet qarkullimi i anijeve me mallra turistike, jemi buzë detti e jetojmë ekonomikisht me kurriz nga deti, në zhvillimin e industrisë besojmë 15 mijë vende të reja pune.. 11 mijë nga politikat e reja për turizmin. Ne jemi kundër mënyrës se si është ndërtuar skema e ndihmës ekonomike. Që janë kthyer në lëmosha ekonomike për njerëz që janë edhe në gjendje pune.
Ne këtë fond do ta ndajmë në 2 pjesë, që do shkojë për ata që sjanë në mundësi fizike për të punuar, e gjithë pjesa tjetër do ti bashkohet një fondi të posaçëm për punësimin, ata që s’kanë mundësi të punojnë shteti t’u gjejë një punë,- tha Rama.
Sipas Ramës, dy janë rrugët për nxitjen afatmesme të zhvillimit ekonomik, rrugëdalja nga kriza e ekonomisë familjare dhe ristrukturimi për rrugdaljen nga kriza e ekonomnisë kombëtare.
Sa i përket taksës progresive, Rama tha: do ta jetësojmë në mënyrë klasike tek taksa mbi të ardhurat personale dhe tek dividenti, ndërsa tek fitimi i kompanive në 2 nivele, një nivel për biznesin e vogël që sot është njësoj si i madhi, ndërsa te kompanitë një nivel, sot është 10 % ne në 100 ditët e para, do ndërtojmë strukturën e rë të marëdhënieve me biznesin e do japim prova se rritja e 10 % është rezultat i nevojës e mundësisë për të marrë një shërbim më të mirë,- tha ai.