Dhjetëra mijëra protestues kundër takimit G20 të Londrës
Dhjetëra mijëra protestues marshuan dje rrugëve të Londrës në kërkim të masave kundër varfërisë, ndryshimeve klimaterike dhe vendeve të reja të punës, vetëm pak përpara Samitit të ardhshëm të grupimit G20, që do të mbahet javën e ardhshme në Londër. Demonstrimi, gjatë të cilit folës të ndryshëm u kërkuan liderëve të G20-ës gjetjen e një sistemi të ri global, u organizua nga aleanca "Vini njerëzit në radhë të parë", ku përfshihen 150 organizata bamirëse dhe unione për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Nga ana e autoriteteve britanike qenë marrë masa shumë të forta sigurie nga frika se mos protesta merrte ngjyrime të dhunshme, por nga burimet policore u bë me dije se demonstrimi kishte qenë i qetë. Po sipas burimeve policore u bë me dije se në protestë morën pjesë rreth 35 mijë vetë. Ekzistonte frika se bankat dhe institucionet e tjera financiare mund të bëheshin pre e veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve. Një prej krerëve të policisë së Londrës tha se "është me vend të pranojmë që ky është një prej operacioneve më të mëdhenj, më sfidues dhe më të komplikuar për t‘u mbajtur nën kontroll". Më pas u tha reporterëve: "G20 po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e grupeve protestuese. Jemi përpara niveleve të paprecedenta aktivitetesh".
Të pranishmit e përshkruan marshimin si protestë "me atmosferë karnavalesh", ku nuk mungonin veglat frymore e gjithfarë objektesh të zhurmshme. Sipas rrjetit BBC, vërehej qartë që pjesëmarrësit qenë të zemëruar, por atmosfera nuk qe e tendosur. 73-vjeçari Milton MekKenzi i tha një prej reporterëve të BBC: "Si mund të jetojmë në këtë gjendje, këtu në Britani, ku njerëzit po mbeten pa punë e bankierët fërkojnë barkun e ndihmohen nga qeveria"? Xhek Korn, një tjetër protestues nga Kembrixhi, tha se merrte pjesë në marshim për të mbështetur mbrojtjen e ambientit. "Besojmë se është një moment i rëndësishëm përpara Samitit G20. Duam ta përhapim mesazhin tonë sa më gjerë". Nikelo Nikolozi, anëtar i një unioni italian tregtarësh, i cili kishte udhëtuar në Londër nga Roma, tha: "Jemi këtu në përpjekje për një botë më të mirë dhe për të protestuar kundër G20-ës".
Marshimi i së shtunës do të pasohet nga një seri protestash të mërkurën dhe të enjten, të cilat do të organizohen nga një listë e gjatë grupesh, që ngrenë zërin për një gamë të gjerë subjektesh, që nga varfëria, pabarazia dhe vendet e punës, deri te probleme si luftërat, ndryshimet klimaterike dhe kapitalizmi.
Liderët botërorë do të takohen gjatë javës së ardhshme në Londër për diskutimin e masave që duhen marrë për daljen nga kriza globale. Në grupin G20 bëjnë pjesë shtetet e industrializuara dhe ekonomitë më të mëdha në zhvillim: Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.