Kontakte me Iranin në Hagë
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha dje se Shtetet e Bashkuara shpresojnë "të përfshijnë në rrugë konstruktive" Iranin në çështje që kanë të bëjnë me luftën në Afganistan, gjatë një konference ndërkombëtare që do të mbahet të martën në Hagë. Zyrtari tha se Irani mund të jepte kontributin e vet në çështje si prodhimi i lëndëve narkotike. Ai shtoi se shpresonte që Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, ta shihte me shumë vëmendje këtë rast.