Dhjetëra të vdekur në Indi

Në ndeshjen e dy trenave, në një stacion hekurudhor të Indisë lindore, të hënën në mëngjes janë shënuar të paktën 61 viktima, ndërkaq janë lënduar edhe rreth 151 të tjerë, deklaroi zëdhënësi i shërbimit hekurudhor indian, Samir Gosvami.
Fatkeqësia ndodhi në stacionin Saindia, në Bengalin perëndimor, rreth 200 kilometra në veri të Kalkutës. Si pasojë e ndeshjes së trenave janë shkatërruar plotësisht dy vagonë të klasës së tretë, përderisa nga fuqia e madhe e përplasjes kulmi i njërit prej vagonëve fluturoi drejt qiellit dhe pastaj u përplas disa metra larg.
Sipas web-faqes së gazetës indiane Indian Press, mjekët e spitaleve në Suri dhe Saindia theksuan se 35 të lënduar janë në gjendje kritike.
Të lënduarve ndihmën e parë ua ofruan banorët lokalë, të cilëve pak më vonë iu bashkëngjitën edhe ekipet e shpëtimtarëve.
Shkaku i fatkeqësisë ende është duke u hetuar, megjithëse gazeta indiane pohon se ndeshja, sipas të gjitha gjasave, është shkaktuar nga drejtuesi i trenit ekspres, i cili nuk kishte respektuar sinjalizimin në stacion.
Kjo është ndeshja e dytë hekurudhore gjatë dy muajve të fundit në Bengalin perëndimor.
Ministrja e Hekurudhës, Mamata Banerij, theksoi se zyrtarët dyshojnë e shkak i fatkeqësisë së të hënës mund të ketë qenë edhe sabotazhi, ngase edhe dy muaj më parë rebelët maoistë kishin sabotuar sinjalizimin e hekurudhës dhe kishin shkaktuar ndeshjen e një treni udhëtarësh me një tren mallrash, si pasojë e të cilës jetën e kishin humbur 49 persona.
Fatkeqësitë hekurudhore janë mjaft të shpeshta në Indi, dhe ato kryesisht shkaktohen për shkak të mosmirëmbajtjes së mirë të hekurudhës dhe të trenave. (Nga Agjencitë)