Dhoma Amerikane e Tregëtis organizon debatin Nano-Berisha

13/06/2005 BG&R ka pranuar dje dhe pjesëmarrjen e Ilir Metës në përplasje
Brahim Shima
Kompania amerikane BG&R, e cila organizon fushatën elektorale të PD, e ka pranuar ofertën e Dhomës Amerikane të Tregëtisë për të organizuar debatin mediatik Nano- Berisha. Ata i kanë sugjeruar kreut të PD-së që të pranojnë ftesën e kësaj kompanie dhe pse në debat është kërkuar që të jetë pjesë dhe kreu i LSI-së Ilir Meta. Në një prononcim të dhënë për mediat një nga drejtuesit e BG&R, është shprehur se e mbështet angazhimin e forumeve të pavarura në këtë proces. Ndërsa ka vlerësuar se Dhoma Amerikane e Tregëtisë i plotëson të gjitha standartet e kërkuara për të organizuar një debat të paanshëm dhe larg njëanshmërisë politike. Sipas tij, është e rëndësishme që partitë të cilat do të marrin pjesë në këtë përplasje të argumentojnë strategjitë dhe platformat e tyre për qeverisjen e vendit, në mënyrë që të shmanget debati bosh dhe të paraqiten objetkte konkrete para zgjedhësve. "E mirëpresim me përlqimin e plotë pjesëmarrjen e partive të tjera qoftë dhe të lSI-së në këtë debat", thuhet në deklaratën e BG&R dhënë për Klan. Nga ana tjetër është bërë e ditur se kompania konsulente i ka kërkuar Berishës të pranojë këtë ftesë të kompanisë amerikane dhe pse ajo ka kërkuar që pjesë e debatit të jetë dhe kreu i LSI-së Ilir Meta. Burimet janë shprehur se demokratët nuk kanë hequr dorë nga kërkesa që në emision të jenë prezent disa analistë të njohur në mënyrë që debati të ketë sa më shumë pika për diskutim.
Strategjia
Dhoma Amerikane e Tregëtisë duket se ka parashikuar që drejtuesi i debatit të jetë Genc Boga, i cili drejton një studio juridike në Shqipëri. Pritet që debati të zhvillohet në Hotel Sheraton, ndërsa pyetjet do të jenë konkrete për secilin nga pjesëtarët e debatit mediatik. Për strukturën e pyetjeve si dhe për kohën që do u jepet krerëve të partive për përgjigjet është duke punuar një staf i gjerë i teknikëve të dhomës amerikane të tregëtisë.
Debati
Dy ditë më parë negociatorët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar për dështimin e bisedimeve mbi organizimin e debatit. Shkak është bërë mungesa e një përgjigjeje për emrin e Blendi Fevziut si organizatori i diskutimit mes Nanos dhe Berishës. Megjithatë është pranuar se ftesa e bërë bnga dhoma amerikane e tregëtisë i është dërguar për diskutim kompanisë amerikane BG&R. duket se më dhënien e një përgjigje prej kësaj kopanie ka shmangur dhe negociatat mes dy stafeve. Po dje dhe përfaqësues të biznesit italian në Shqipëri janë shprehur se janë të gatshëm të angazhohen në organizimin e debatit në rast se dhoma italiane e tregëtisë do të kërkojë një gjë të tillë. Sipas tyre një veprim i tillë do të ishte një garanci më shumë që biznesi italian të jetë më shumë prezent në Shqipëri.