LZHK prezanton kandidatin në zonën 32
13/06/2005 Shehi: Ne do të bëjmë shtet
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ka kërkuar mbështetjen e elektoratit në zonën 32 në Tiranë, duke vlerësuar se kjo lëvizje do të kontribuojë në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar. Në këtë zonë elektorale të kryeqytetit, LZHK përfaqësohet me Farruk Borovën. Drejtuesi ekzekutiv i kësaj force, Dashamir Shehi, është shprehur dje se LZHK ka eksperiencën e duhur për të krijuar shtet, pasi këtë e ka treguar gjatë regjimit të Ahmet Zogut. Shehi ka akuzuar dy forcat kryesore të politikës shqiptare për situatën që po kalon vendi, duke theksuar se si PS dhe PD, kanë dështuar në reforma. Ndaj ai ka kërkuar votat pro LZHK-së, duke e cilësuar si një lëvizje që do të sjellë shpresën dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Shehit, në programin e kësaj lëvizjeje thelbësore është integriteti i shqiptarëve dhe mbrojtja e interesave të tyre kudo ku janë. Kjo, sipas Shehit do të risjellë dhe respektimin për pasaportën shqiptare, duke mos lejuar nëpërkëmbjen e emigrantëve shqiptarë kudo ku ata janë. Në zonën 32, Borova do të konkurojë përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, kandidatit të Partisë Socialiste, Luan Ramës, dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Armond Halebi.