E Diel, 1 Nëntor 2026

PDR kërkon votën e elektoratit në Laç

13/06/2005  Rotacioni i pushtetit është i nevojshëm

Partia Demokratike Reformatore, ka ndaluar dje në Laç, për të prezantuar alternativën e opozitës, si forcën që duhet të drejtojë vendin. Sipas Genc Pollos, pushtetarët e sotëm kanë krijuar monopole në tregëti, duke frenuar kështu zhvillimin e vendit si dhe duke rritur varfërimin e qytetarëve. Ndaj ai ka kërkuar prej elektoratit që më datë 3 korrik të votojë për kandidatët e opozitës. "Me votën tuaj juve duhet të rrëzoni poshtë të majtën, pasi vendi nuk ka asnjë përparim apo shpresë për të ardhmen", u shpreh Pollo. Ai ka kërkuar që në Laç, elektorati i djathtë të votojë Partinë Demokrate të Reformuar si subjektin politik në proporcional dhe kandidatin e Partisë Demokratike në mazhoritar. Sipas Pollos, koalicioni i djathtë ka si qëllim rotacionin e pushtetit dhe zbatimin e platformave për zhvillimin e vendit dhe për integrimin në strukturat euroatlantike. Gjatë fjalës së tij, Pollo ka sulmuar ashpër ministrat dhe kryeministrin e vendit Fatos Nano, duke i cilësuar shkaktarë për situatën e vështirë që po kalon ekonomia shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›