PD: Dekanët nuk janë në konflikt interesi

13/06/2005 Karapici: Qeveria dhe kandidati që unë kam përballë duhet të lënë detyrën në prag të zgjedhjeve
Partia Demokratike ka kundërshtuar ftesën e kryeministrit Nano, për dorëheqjen e Dekanëve dhe Rektorëve që kandidojnë nën siglën e PD-së, për zgjedhjet e datës 3 korrik. Zëdhënësi i fushatës së demokratëve, Lulëzim Basha, është shprehur dje se, rektorët dhe dekanët nuk kanë fonde apo poste që do të ndikojnë tek votuesit, ndaj dhe nuk janë në konflikt interesi. Sipas tij, janë drejtorët e institucioneve publike që kandidojnë për PS-në, që kanë përdorur postin dhe fondet në favor të tyre. "Ligji përcakton se drejtorët ishin në konflikt interesi dhe si të tillë kanë përdorur fondet dhe mundësitë e tjera për fushatë elektorale. Ndërsa as rektorët dhe dekanët nuk janë në konflikt interesi", tha Basha. Sipas tij, ata jo vetëm nuk kanë përdorur postin por kanë zbatuar ligjin dhe Kodin Elektoral. Në këtë mënyrë, demokratët kanë kundërshtuar deklaratën e dy ditëve më parë të kryeministrit. Nga PS është theksuar se tashmë asnjë prej kandidatëve të kësaj force politike nuk është në konflikt interesi, pasi dy ditë më parë të gjithë drejtorët që kandidojnë kanë dhënë dorëheqjet nga detyra që kishin.
Deklarata
Kundër ftesës së z. Nano, ka dalë dhe kandidati i PD-së në zonën 40, Gëzim Karapici, i cili është dekan i inxhinierisë. Ai ka kërkuar që më parë "të japë dorëheqjen i pari Kryeministri, Ministrat, Zëvendësministrat, drejtorët dhe në rradhë të parë konkurentja e PS-së përballë meje, Majlinda Keta, e cila është Drejtore e Drejtorisë së Arsimit". Në këtë kuptim, ai shprehet se në postin që ka, nuk ka asnjë konflikt interesi, pasi është bordi i petagogëve që e ka zgjedhur në detyrë. Ndërsa është theksuar dhe fakti se në javën e fundit të qershorit përfundojnë dhe studimet, duke e përjashtuar kështu mundësinë e presionit ndaj studentëve. Në këtë kontekst është shprehur dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, i cili shprehet se posti që mban nuk ka asnjë ndikim mbi kandidimin.
Dorëheqjet
Dy ditë më parë, 6 drejtorë të institucioneve më të larta të vendit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, duke nisur fushatën elektorake si kandidatë të PS-së. Drejtori i KESH, Andis Harasani, Drejtori i Doganave, Shpëtim Idrizi, Drejtori i Patentave, Shkëlqim Cami, Drejtori i TVSH, Alfred Dalipi, kreu i Policisë Shkodër, Artur Duçkollari dhe Drejtori i Administratës Tatimore në rrethe, Durim Lamaj, kanë paraqitur dorëheqjet pasi kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste. Këtij veprimi i është bashkëngjitur dhe Dekani i Arteve, Petrit Malaj. Menjëherë pas këtij veprimi, socialistët kanë deklaruar se janë për respektimin e Kodit Zgjedhor dhe të Etikës, ndaj kanë ftuar që dhe demokratët të bëjnë të njëjtin veprim.