Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bode gaboi me amnistinë fiskale
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë-AmCham lëshojnë kritika të forta ndaj ministrit të Financave rreth zbatimit të ligjit "Për amnistinë fiskale". Problemi lidhet me firmat private që janë në procese gjyqësore me tatimet dhe doganat për gjobat e vëna. Sipas Dhomës Amerikane, kategoria e bizneseve që janë në gjyq me organet e fiskut nuk janë të përjashtuara nga procesi i amnistisë fiskale. AmCham i referohet ligjit dhe akteve nënligjore, madje dhe vetë dy drejtorive, tatimeve dhe doganave. I gjithë ngërçi u krijua pas qëndrimeve të ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili tha hapur se "asnjë biznes nuk mund të përfitojë nga amnistia fiskale në rast se ndodhet në gjyq me tatimet dhe doganat, për vendime të ndryshme administrative". Deklarata e ministrit ka shqetësuar Dhomën Amerikane, një pjesë e anëtarëve të së cilës janë në gjyq me tatimet dhe doganat për detyrime të ndryshme. Në një kohë që drejtoritë e doganës dhe tatimeve pranojnë se ligji i amnistisë nuk i ndalon bizneset që janë në gjyq, ministri deklaron të kundërtën. Tashmë procesi i amnistisë fiskale ka përfunduar që më 7 prill 2009, kurse rezultati nuk është bërë publik. Edhe sot, nuk dihet ende se sa biznese kanë përfituar, sa detyrime të vjetra janë shlyer, etj., kurse ministria deklaron se së shpejti do t‘i publikojë të gjitha rezultatet.
Përplasja
Të dy drejtuesit e doganave dhe tatimeve i kanë dhënë menjëherë përgjigje zyrtare Dhomës Amerikane, në lidhje me problemin e angazhimit të bizneseve që janë në gjykatë për amnistinë fiskale, edhe pse së fundmi ata janë në një proces gjyqësor me administratën. "Nga letra zyrtare e dy drejtuesve del qartë se doganat dhe tatimet do të zbatojnë me përpikëri ligjin, duke mos iu shfuqizuar mundësinë bizneseve të përfitojnë nga falja e gjobave dhe interesave, edhe pse janë në gjyq për principalin", shprehet AmCham. Ajo shton se, pavarësisht kësaj, "ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar ekzaktësisht të kundërtën me vendimin e tij mbi këtë çështje, duke përjashtuar çdo mundësi që bizneset që kanë çështje në gjyq të përfitojnë nga amnistia fiskale". Deklarata e ministrit është bërë pak kohë më parë në konferencën e përbashkët me FMN-në dhe BSH-në, duke thënë se, "të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore dhe me kërkesën e tyre kanë hequr dorë nga procesi për të përfituar nga amnistia, kanë përfituar; ata që mendojnë se do të fitojnë më shumë, duke vazhduar procesin gjyqësor, duke fituar një vendim në favor të tyre, kanë të drejtën e tyre të vazhdojnë". Dhoma Amerikane shpreh keqardhje për situatën e krijuar, duke përmendur faktin se e gjithë puna dhe korrespondenca e mbajtur nga AmCham me dy institucionet e tatimeve dhe doganave, "i jep përfundimisht një përgjigje negative iniciativës së saj për të ndihmuar bizneset që janë në gjyq të përfitojnë nga amnistia fiskale, si një e drejtë e tyre e ligjshme, e mbështetur në ligjin e aprovuar dhe në Parlament". Sipas Dhomës, deklarata e Bodes vjen në kundërshtim me ligjin, i cili në asnjë rast nuk e lejon përjashtimin e kësaj kategorie. AmCham mendonte se ligji është i drejtë, por mënyra përjashtuese e zbatimit të tij është gabim. Nisur edhe nga përgjigjja e dy drejtuesve të doganave dhe tatimeve, Dhoma mendon se çdo anëtar duhet informuar mbi përfitimet që ka nga amnistia fiskale, ashtu sikurse anëtarët duhet të japin feed-back-un e tyre për rastet që i kanë në trajtim e sipër në gjykata. Pak kohë më parë, Dhoma Amerikane kishte njoftuar ministrin me anë të një letre ku shprehte shqetësimin rreth zbatimit të ligjit për amnistinë në forma selektive.