Ndërtuesit këshillojnë politikën
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i dërgoi dje një letër të hapur kreut të mazhorancës, Sali Berisha, dhe kreut të opozitës, Edi Rama, duke i kërkuar të shtrojnë për diskutim publik gjatë fushatave të tyre elektorale shqetësimet e sektorit të ndërtimit si një sektor me rëndësi të veçantë ekonomike.
"Ne vlerësojmë se zgjidhjet politike marrin një rëndësi të veçantë dhe ato do duhet t‘i shohim në programet tuaja qeverisëse që do t‘ia ofroni popullit dhe biznesit për katër vitet e ardhshme", - u shpreh në një deklaratë për shtyp drejtori ekzekutiv, Maksim Muçi. Shoqata kërkoi që gjatë fushatës elektorale, dy partitë të diskutojnë më gjerësisht mbi planet afatgjata të zhvillimit të vendit, zhvillimit të kuadrit ligjor dhe hartimit të shpejtë të planeve rregulluese, si çështje që kanë interes të veçantë për votuesit dhe që kanë rëndësi të madhe për ekonominë e vendit dhe punësimin. Ndërtimi punëson rreth 40 mijë vetë në Shqipëri, një në pesë të punësuar në sektorin privat. Ndërtuesit shprehen të pakënaqur me vëmendjen e pakët që partitë politike i kushtojnë këtij sektori.