Urdhri i Vasilit Urgjencat e spitaleve në gatishmëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka vijuar deklaratat e tij për rrezikun e përhapjes së virusit H1N1 si pasojë e grumbullimit të njerëzve në protestën e opozitës. Ai ka urdhëruar dje të gjitha spitalet e Tiranës të jenë në gatishmëri për të siguruar shkërbim urgjence 24-orësh. Vasili iu referua nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe ligjit nr. 10108, datë 30.03.2009 “Për shërbimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, për sigurimin e shërbimit shëndetësor për mitingun e paralajmëruar të opozitës, për të lëshuar këtë urdhër. “Drejtoria e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të marrë masat për të siguruar shërbim urgjence 24-orësh, për mitingun e paralajmëruar të opozitës që fillon në Tiranë, nga data 20 nëntor e në vazhdim. Drejtoritë e QSUT, Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi“, si dhe spitaleve universitare obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni“, të marrin masat përkatëse për pritjen dhe mjekimin e rasteve të mundshme, të paraqitura në spitalet përkatëse. Ngarkohen Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Drejtoria e Planifikimit Spitalor, për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri”, - thuhej në urdhrin e lëshuar dje nga kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai ka paralajmëruar që dy ditë më parë se protesta e Partisë Socialiste përbënte rrezik për përhapjen e mëtejshme të gripit të derrit. Sipas ministrit të Shëndetësisë, kjo protestë përbën rrezik për shkak të grumbullimit që është planifikuar të organizohet, duke i shtuar kësaj dhe faktin që ajo do të zgjasë për tri ditë dhe pjesëmarrësit do të flenë në çadra. Kështu, ministri i Shëndetësisë është shprehur se në këto ditë gatishmëria do të jetë më e lartë. Vetëm pak kohë më parë, ISHP ka bërë të ditur se duhet të evitohet qëndrimi në grupe të mëdha në këtë situatë pandemike. Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjendja aktuale është e vështirë, pasi kemi një kombinim të gripit të derrit me virusin sezonal, i cili po shfaq komplikacione të rënda. Por ky koment i Vasilit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të PS-së, e cila nuk e ka kursyer ironinë. “Të zënë në hallin e frymës opozitare që po rritet përditë në Shqipëri, derri e dosa e Qeverisë nxorën derrkucin e vogël të kopesë qeveritare që të trembin protestuesit e nesërm me gripin e derrit”, - ka pohuar zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009