Protesta Rama: “Plotësoni kërkesat, ndryshe përdorim forcën”
Autori i Lajmit: S.T
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha dje në mitingun e opozitës me moton “Dua të shoh votën time” se zgjedhjet e parakohshme janë rrugëzgjidhje për të qetësuar situatën politike në vend. Ai paralajmëroi dhe përdorimin e forcës për rrëzimin e Qeverisë, në rast se kërkesat e opozitës nuk plotësohen. Rama sugjeroi se, në qoftë se Parlamenti ska forcë të bëjë një ligj për të hapur kutitë, atëherë ska as pse vetë Parlamenti të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. Duke përforcuar se, në qoftë se Qeveria ska kurajë të bëjë bashkë me opozitën transparencën e zgjedhjeve, duke hapur kutitë në sytë e publikut, për të marrë të gjitha masat ligjore, që çdo shkelës i ligjit në këtë proces zgjedhor të çohet para drejtësisë dhe çdo përmirësim ligjor të bëhet nga Parlamenti, atëherë ska as arsye që vetë qeveria të qëndrojë mbi kutitë e mbyllura. “Shkurt e troç: Në qoftë se kutitë do të mbahen forcërisht të mbyllura, ne do të kërkojmë me forcë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme”, - konkludoi idenë e tij, Rama. Duke u ndalur në kutitë e votimit, Rama tha se asgjë e ligjshme nuk i pengon, madje të gjitha rrethanat i detyrojnë përfaqësuesit e popullit ti hapin në sytë e publikut kutitë e 28 Qershorit, të cilat nuk hapen vetëm për arsyet e paligjshme të pushtetit të Sali Berishës. Ai paralajmëroi se në këto kushte PS nuk do të hyjë në Parlament, por do të përshkallëzojë protestën, që nuk do të mbarojë as sot as nesër.
Deklarata
“Sot më shumë se kurrë duam të tregojmë që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Me këto fjalë iu drejtua të pranishmëve në protestën maratonë të opozitës në kërkim të votës së lirë, kryetari socialist, Edi Rama. I pritur me ovacione nga protestuesit që kishin mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit", Rama theksoi se ky aksion nuk është luftë për pushtet, por betejë për drejtësi. “Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugën shqiptare drejt integrimit”, - u shpreh Rama. Kreu socialist akuzoi Berishën se vepron në interes të familjes ekonomike të tij, dhe se çdo ditë e më shumë vërtetohen me fakte këto pretendime të opozitës. “Berisha nuk po qeveris në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe barazisë së këtij vendi, por po sundon duke shkelur Kushtetutën, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazinë në vend për qëllime përfitimi”, - u shpreh Rama. Sipas kryesocialistit, arka e shtetit është kthyer në xhepin e madh të pushtetit të familjes, duke akuzuar Berishën se ka shfrytëzuar taksat e shqiptarëve për fushatën e tij. Rama përmendi tunelin e Thirrës, nisjen dhe lënien në mes të ndërtimit të rrugëve, ndërsa e cilësoi si skandaloze gjendjen e buxhetit të shqiptarëve, fajtor për të cilën është Kryeministri. “Ne jemi këtu për të shpëtuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve të vogla, të cilat prej janarit të 2010 do të ngarkohen me taksa të larta caktuar padrejtësisht nga Kryeministri”, - u shpreh Rama, duke kujtuar afatin e lënë qeverisë për ndryshim të vendimit deri në 5 dhjetor. Kreu socialist përmendi me shqetësim gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën jetojnë ushtarakët e liruar, minatorët, peshkatarët, bujqit, fermerët, veteranët, të cilët mbijetojnë vështirësisht në këtë krizë. Por mbi të gjitha, Rama theksoi se bashkimi në shesh është për ti thënë ndal këtij pushteti të korruptuar që po ndalon zhvillimin dhe mirëqenien e njerëzve. Në fund të fjalës së tij, duke falënderuar protestuesit për vendosmërinë e treguar për të qëndruar tri ditë me radhë në shesh, Rama u kërkoi qytetarëve të tjerë që të shpërndaheshin qetësisht dhe pa krijuar probleme. “Kjo proteste sapo ka nisur. Mos hiqni vëmendjen nga iniciativa e përbashkët”, - porositi Rama.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009