Parlamentarët islandezë: “Nuk mund të ndryshohen vendimet e gjykatave”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetarja e Parlamentit të Islandës, Asta Johannesdottir, dhe një grup deputetësh të këtij shteti kanë zhvilluar dje një takim me kryeministrin Sali Berisha. Kryeparlamentarja e Islandës përgëzoi kryeministrin Berisha për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së. Ajo theksoi se bojkoti i institucioneve demokratike është një akt që zhgënjen dhe dëmton besimin e qytetarëve shqiptarë që votuan që deputetët e tyre ti përfaqësojnë ata në Parlament, prandaj opozita duhet të shkojë në Parlament. Gjithashtu, duke iu referuar kërkesës së opozitës për rinumërim të votave u theksua se në asnjë rast nuk mund të ndërhyhet politikisht për të ndryshuar vendimet e gjykatave. Deputetët e Parlamentit të Islandës theksuan se në këtë stad të zhvillimit të vendit, kur Shqipëria ka hedhur një hap të madh e jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për të pranuar kërkesën për statusin e vendit kandidat, vendimi për bojkot është i gabuar dhe uruan që qytetarët shqiptarë të mos ndikohen nga qëndrime të tilla të një individi të vetëm, por të mbështesin rrugën e reformave evropianizuese dhe institucionet demokratike në përpjekjet e tyre për të përafruar sa më shpejt vendin me BE-në. Më tej, gjatë bisedës Johannesdottir vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, duke i shprehur njëkohësisht kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të vendit të saj, si për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e bashkëpunimit në kuadrin dypalësh në të gjitha fushat, ashtu edhe për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian, për të cilin po punojnë të dyja vendet. Ajo ka shprehur njëkohësish angazhimin dhe vendosmërinë e Parlamentit dhe Qeverisë së Islandës për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen veçanërisht nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, për hapat e mëtejshëm të integrimit. “Jemi shumë të lumtur, - theksoi kryeparlamentarja Asta Johannesdottir, - që Shqipëria është sot vend anëtar i NATO-s dhe do të punojmë që edhe në kuadër të Aleancës, institucionet e dy vendeve tona të punojnë ngushtësisht”. Gjithashtu, kryeparlamentarja e përgëzoi kryeministrin Berisha për pranimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat për në BE, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE-së. Asta Johannesdottir ka zhvilluar një takim dhe me homologen e saj shqiptare, Jozefina Topalli. Gjatë konferencës së përbashkët, Topalli ka komentuar mitingun e opozitës duke pohuar se “për mua është thjesht një protestë kundër heqjes së vizave”.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009