E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa për tubim paqësor

Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme që mitingu i djeshëm i opozitës, i cili vazhdon për tri ditë me radhë, të zhvillohej në mënyrë paqësore. Në një deklaratë për shtyp, pak orë para protestës, zëdhënësja e uniformave blu, Alma Katragjini, informoi për bllokimin e rrugëve dhe masat e marra. “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë sqaron opinionin publik se Policia e Shtetit do të bllokojë rrugët dhe do të vendosë kufizime të trafikut vetëm në rastet kur kjo gjë do të jetë e domosdoshme. Strukturat e Policisë Rrugore po marrin masat e nevojshme për të siguruar një qarkullim sa më normal të mjeteve në kryeqytet, pavarësisht nga zhvillimi i tubimit”, - tha dje zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›