Ruçi: “Hapni kutitë sot, se nesër do jetë vonë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta e Partisë Socialiste përpara Kryeministrisë, u hap nga deputeti Gramoz Ruçi. Në fjalën e tij Ruçi bëri me dije se fillimi i kësaj proteste është vetëm fillimi i një qëllimi final kundër hajdutëve të mëdhenj të votës së lirë. Ruçi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë. “Përshëndes këtë barrikadë të madhe njerëzore, e cila ngrihet ndaj hajdutëve të mëdhenj të shtetit”, - tha ai. Në fjalën e tij ligjvënësi socialist theksoi se Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një njeri si Sali Berisha, pasi ai është i etur për para dhe pushtet, edhe pse deklaron se ka në pronësi vetëm një apartament. “Nesër do të jemi edhe më shumë, jemi bashkë dhe mendojmë në një mënyrë. Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga banda e Sali Berishës, ai për para dhe pushtet është i gatshëm të djegë gjithë Shqipërinë. Ai që thotë se ka në pronësi vetëm një apartament, e ka futur vendin në një tunel pa shpresë për të ardhmen. Në Gërdec ai u tha atyre banorëve fatkeqë që do t´ju jap bukë thatë, por në këmbim ju do të më jepni gjakun tuaj dhe metalin e predhave se unë dhe im bir duam miliona”, - theksoi Ruçi. Ai i bëri edhe një herë thirrje Berishës të hapë kutitë e votimit, se nesër do të jetë vonë. “Ai kërkon të bëhet zot i votave të shqiptarëve. Ju votoni, thotë ai, se votat tuaja i mbaj unë. Ne i themi atij: hap kutitë e votimit, bëje sot, hapi kutitë, se nesër do të jetë von디, - pohoi Ruçi. Ai u shpreh se Berisha e ka djegur këtë vend 12 vjet më parë dhe po tenton edhe sot pas 12 vjetësh të mbajë peng votat. “Sot këtu, 4 muaj pas provës së krimit elektoral vota juaj është ende në atë kuti. Jemi në udhën e lirisë sonë, për të zgjedhur, për të drejtën e votës sonë, do ti themi jo sundimtarit të fundit në pushtet, atij që na vrau votën”, - tha ai. Ruçi e ka mbyllur fjalën e tij duke iu kërkuar ndjesë kryeqytetasve për të vetmin incident të shkaktuar, atë të bllokimit të trafikut. “Kërkoj ndjesë për një detaj. Kërkoj ndjesë për problemet me trafikun, por më lejoni të them së asnjë sakrificë nuk është e tepërt. Kjo shërben për ti dhënë fund trafikut të votave, trafikut të dinjitetit”,- përfundon Ruçi.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009